Të paktën 60 nga 150 të plagosurit në sulmet e Brukselit janë në gjendje shumë të rëndë.
Ministrja e Shëndetësisë së Belgjikës, Magie de Block tha se numri i viktimave është 31 të vrarë, por duke iu referuar gjendjes se rende te te plagosurve, kjo shifër mund të rritet.
Sulmet u morën përsipër nga Shteti Islamik, që sipas zyrtareve të sigurisë ka stërvitur 400 militantë, për të vënë në shenjestër Europën.
Dy prej atentatorëve, në aeroport dhe metro janë vëllezërit Brahim dhe Kalid El Bakraui. Megjithëse nuk ende një deklaratë zyrtare për kamikazin e tretë, mediat belge dhe franceze raportuan se kamikazi tjetër në aeroport është Najim Lashraoui, i njohur ndryshe si prodhuesi i ekzplozivëve, që u përdorën jo vetëm në Bruksel, por edhe në Paris.
Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësise të Bashkimit Europian do të zhvillojnë, të enjten, një takim urgjent në Bruksel.
