Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në vijim të takimeve të ditës së sotme në Bruksel me Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Aleancës trajtuan një gamë të gjerë tematikash, që prekin marrëdhëniet aktuale të NATO-s me Ukrainën dhe me Rusinë.
Në fjalën e tij, gjatë takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut, Ministri Bushati ka thënë se, “shprehim mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, dënoi mbajtjen e referendumit në Krime, si dhe hodhi poshtë çdo analogji mes Krimesë dhe Kosovës”.
Po sonte, pritet të zhillohet dhe një darkë pune e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, ku do të diskutohen pasojat e zhvillimeve në Ukrainë për bashkësinë ndërkombëtare dhe vetë Aleancën, njoftonë Ministria e Jashtme.
