Personi i dytë i arrestuar pas sulmeve terroriste në stacionin e metrosë në Bruksel, Abderahman Ameroud është akuzuar për pjesëmarrje në grupe terroriste.
Kjo është bërë e ditur nga prokurori i përgjithshëm.
Prokurori deklaroi se Abderamane A. akuzohet për planifikim të sulmeve në Paris.
Ai u qëllua nga policia në stacionin Scherbeek të Brukselit ditën e premte.
I arrestuari nga Algjeria në vitin 2005 është dënuar me 7 vite burg për pjesëmarrje në vrasjen e komandantit afgan Massud, udhëheqës i luftës ndaj talebanëve./E.T
