Bruksel- Kosovë, negociatat me MSA në rrugë të mbarë

anazapta

Në kuadër të intensifikimit dhe konkretizimit të axhendës evropiane të Republikës së Kosovës, sot në Bruksel Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj takuan Komisionerin për Zgjerim  Stefan Füle.

Në kuadër të takimit u diskutuan hapat e radhës në kuadër të përmbylljes së procesit negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi, procesi i liberalizimit të vizave dhe përmbushja e prioriteteve afatmesme të Studimit të Fiziblitetit.

Gjatë takimit u konfirmua progresi i konsiderueshëm drejt përfundimit të negociimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi dhe u dakorduan hapat e ardhshëm në drejtim të përmbylljes zyrtare të procesit negociator dhe inicializimit të marrëveshjes.

Në veçanti, u diskutuan përgatitjet për takimin e fundit të Kryenegociatorëve që njëherësh do të shënon përfundimin zyrtar të procesit negociator.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *