Bruksel, të infiltruar të ISIS në aeroportin e Zaventem

Elton Tafaruci

Avokati belg i Salah Abdeslam, një prej përgjegjësve të atentateve terroriste të Parisit dhe Brukselit, ka bërë të ditur se i përfaqësuari i tij dëshiron që t’i dorëzohet Francës dhe ka ndërmend “të bashkëpunojë me autoritetet franceze”.

Ndërkohë ka dalë se në personelin e aeroportit të Zaventemit ka patur simpatizantë të Isis si dhe “spiunë” të dërguar nga Shteti Islamik disa muaj më parë.

Seanca e gjykatës së Brukselit për kërkesën e ekstradimit të bërë nga Franca është lënë për sot pasdite për t’i mundësuar më parë prokurorit që të flasë me të në burg. Një seancë e dytë parashikohet të zhvillohet më 7 prill.

Akuza për praninë e spiunëve në terminal u bë nga policia e aeroportit, që i ka shkruar një letër të hapur autoriteteve, sipas asaj që bënte të ditur portali online  Het Belang Van Limburg.

Mësohet se ka të paktën 50 simpatizantë të Isis në stafin e Zaventem, sipas policisë që e ka “denoncuar vazhdimisht mungesën e sigurisë, por askush nuk ka dëgjuar”.

Persona të tillë ishin të njohur sepse kishin shkuar në Siri, dhe tani punojnë për menaxhimin e bagazheve, në pastrim dhe nëpër duty free, ankohen shërbimet e sigurisë./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *