Brukseli “mbron” Vlahutin

Elton Tafaruci

Bashkimi Europian rrëzon akuzat e lidershipit të Partisë Demokratike, sipas të cilit Ambasadorja Romana Vlahutin është pozicionuar politikisht përkrah mazhorancës, gjatë diskutimeve politike për reformën në drejtësi. Drejtoresha e re për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, ka deklaruar se aktiviteti i Vlautin ka qenë në përputhje të plotë me politikat e Brukselit zyrtar.

Genoveva Ruiz-Calavera: Më lejoni që në mënyrë të veçantë të përmend punën e Ambasadores tonë Romana Vlahutin, e cila ka qenë jashtëzakonisht e angazhuar që kjo reform të ecë përpara. Dua të them se puna e saj dhe stafit të delegacionit të Bashkimit Europian këtu në Tiranë është thelbësore për Shqipërinë që ecë përpara dhe të progresojë drejt integrimit europian.

Deklarata e Drejtoreshës pranë KE-së siç duket i ka mjaftuar Ambasadorjes Vlahutin, e cila nuk ka dashur të prononcohet mbi sulmet e opozitës. Ecuria e reformës në drejtësi, ka qenë temë e diskutimit që zyrtarja e lartë europiane pati mëngjesin e së enjtes me ambasadorët e vendeve anëtare të Unionit, në zyrat e përfaqësisë diplomatike të KE-së në Tiranë.

Genoveva Ruiz-Calavera: Na vjen keq qe nuk ka pasur nje marrveshje mes palëve, por ne do të vazhdojnë përpjekjet tona, sepse reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme. Kjo reform është shumë e rëndësishme për të konsoliduar shtetin e së drejtës në Shqipëri për të gjithë qytetarët shqiptarë. Prandaj ne mezi presim arritjen e konsenusit dhe miratimin e reformës në Parlament.

Deklaratat, zyrtarja e lartë i ka bërë para mbajtjes së Komitetit të VII-të të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, kur reforma në drejtësi ishte prioritare. Bashkimi Europian e ka bërë të qartë pozicionin ndaj reformës në drejtësi, duke kërkuar miratimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese brenda këtij sesioni parlamentar./VizionPlus

Share This Article
3 Comments
  • Zonjën Vllahutin nuk e” mbron ” vetëm Brukseli por gjithë shqiptarët e ndershëm ,ajo është zonja e hekurt e europës.Është shumë parimore nga më të mirat diplomate që ka shkelur në shqipëri.Dhe realisht po jepë një ndihmë shumë të madhe për të gjitha problemet që shqipëria të plotësoi kushtet për pranim në BE,VEÇANRISHT arritjen e reformës në drejtësi.Sulmet e SH.Q.U.-pit dhe të gjithë atyre që janë të zhytur në krime po e sulmojnë ,janë tërsishtë të pa drejta .Ajo mbetet një mike e madhe e shqiptarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *