Brukseli në dijeni se CEZ ishte kusht për Statusin

Dita

Vetëm pak ditë pasi drejtori ekzekutiv i Sekretariatit të Komitetit të Energjisë në Vjenë, Janez Kopac, deklaroi se marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe CEZ, ishte si kusht për dhënien e statusit kandidat, reagon Bashkimi Europian.

E kontaktuar nga “Channel One”, zëdhënësja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Koncijancic deklaroi se Komisioni Europian ka qenë pro kësaj marrëveshjeje përfshirë edhe si kusht për dhënien e statusit kandidat.

Sa i përket çështjes së CEZ, Komisioni Europian ka mbështetur gjithmonë një marrëveshje miqësore dhe të kënaqshme për të dyja palët për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes kompanisë çeke dhe qeverisë shqiptare për licencën e filialit që operon në Shqipëri. Marrëveshja e arritur në qershor të 2014 duhet të nxisë qeverinë shqiptare për të ndjekur reformat shumë të nevojshme në sektorin e energjisë elektrike me qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë së saj ekonomike dhe përqasjes me kërkesat e Komunitetit të Energjisë”, tha Koncijancic. 

Por përpos marrëveshjes, zyrtarja e Lartë e Bashkimit Europian vlerëson se dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë ishte si rezultat i reformave të ndërmarra nga qeveria.

“Vendimi i Këshillit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në qershor të 2014, është bazuar në një rekomandim të mëparshëm nga Komisioni Europian, e që ishte një njohje e progresit që kishte arritur Shqipëria në axhendën e reformave. Një numër i madh çështjes që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, kishin rëndësi në këtë vendim. Në këtë kontekst, Shqipërisë i është kërkuar të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm të reformave në drejtësi, reformave antikorrupsion dhe ndjekjes e hetimit sidomos për krimin e organizuar”, u shpreh Koncijancic.

Marrëveshja e Shqipërisë me CEZ për të shmangur arbitrazhin ka rikthyer debatet politike në vend, ku mazhoranca e cilëson si një shpëtim për të shmangur miliona euro dëmshpërblime, ndërsa për opozitën kërkon nisjen e një hetimi ndërkombëtar ndaj kompanisë çeke.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *