Mijëra qytetarë kanë protestuar sot në rrugët e Brukselit, për të kërkuar një rrugë të re për Europën, pa masa shtrënguese ekonomike dhe me investime të forta, një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe punë cilësore.
Policia e Brukselit ka raportuar për përplasje dhe incidente mes forcave policore dhe protestuesve, kryesisht punëtorëve nga Anversi dhe Genti, të cilët morën kryesimin e turmës, për t’u përballur me policinë. Shishe me lëndë plasëse, janë hedhur në drejtim të forcave policore të cilat janë kundërpërgjigjur duke u përpjekur të shpërndajnë turmën me gazlotsjellës dhe duke përdorur autopompat e ujit, për të shuar gjithashtu zjarret e ndezura nga manifestuesit. Policia është përpjekur të ndalojë manifestuesit të penetronin në zonën e Shumanit, vend ku ndodhen institucionet evropiane.
Protesta është organizuar nga Konfederata Europiane e Sindikatave, ku pritej pjesëmarrja e 40 mijë personave, por sipas deklaratës së policisë pjesëmarrësit nuk kanë qenë më shumë se 15 mijë. Ajo ka filluar në orën 11.00 dhe është mbyllur para pak minutash në orën 14.00.




ANALIZE : Kjo eshte BE e Olli Rehn.
kjo eshte europa ku duan te na cojne politikanet por qe popujt nuk e duan. a duhet te insistohet akoma me BE apo gjithsekush ne shtepine e vet?