Brukseli nën frikën e terrorit..njerëzit zhduken nga baret e restorantet

Saimir Lleshi

Ka një ndjenjë frike në tërë Evropën. Qendra e Brukselit aty ku ndodhen edhe zyrat e Bashkimit Evropian, ishte thuajse bosh mbrëmjen e shkuar, siç shkruan rrjeti britanik televiziv BBC.

Një alarm për sulme terroriste të ngjashme me ato në Paris shkaktoi mbylljen e restoranteve dhe bareve në zonë. Njerëzit u larguan në shtëpitë e tyre për shkak të frikës.

Ushtarët janë shpërndarë nëpër rrugë për të patrulluar, ndërsa po kërkohet ende i arratisuri i sulmeve të Parisit, Salah Abdeslam. Miqtë e tij kanë deklaruar se ai është në Bruksel dhe synon të shkojë në Siri. Kryeqyteti belg mund të jetë nën shënjestër të sulmeve.

Autoritetet belge vendosën Brukselin në nivelin më të lartë gatishmërie që prej natës së të premtes. Kryeministri Charles Michel tha se ka patur “të dhëna mjaft të sakta” se “disa individë me armë dhe eksplozivë mund të nisin një sulm … ndoshta edhe në disa vende”. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Pse tmerrohen europianet? ISIS eshte ne Azi, atje luftohet e atje ka territor! Kush e solli ne Europe? Emigrantet qe vijne ” Per jete me te mire “, dhe pastaj marrin shtetersi europiane dhe pinjollet dalin hapur perkrah ISIS. Ky eshte hibridi qe po tmerron europianin! Ja ka sjelle ne vater politika e BE. Tani i duhet tjeter politike qe ta shpetoje nga frika brenda ne Europe! Duhet politika qe flet qarte e thote cope se terrori islamik ne Europe vjen me klandestinet sot ashtu si erdhi me emigrantet dje! ISIS nuk do ishte problem ne Europe sikur Europa mos kishte kete llum islamik me shtetesi europiane brenda saj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *