Biondet duhet ta pranojnë, femrat më të bukura janë brunet. Një anketë e kryer në Britani e konfirmon këtë. Pyetjes se cilat ishin 50 ikonat e bukurisë së 50 viteve të fundit, britanikët iu përgjigjën me emrat e 33 bruneve, 16 biondeve dhe një kokëkuqeje.
Në krye të 10-shes së parë qëndron aktorja Audrey Hepburn, e cila ndiqet nga 3 bionde të famshme: princesha Diana, Grace Kelly dhe Brigitte Bardot.
Më pas, lista vijon me emrat e disa femrave të famshme brune, për t’u mbyllur dhjetëshja e parë me emrin e modeles bionde të viteve ’70, Twiggy.
Elizabeth Taylor, Dukesha e Kembrixhit (Kate Middleton), Angelina Jolie, aktorja indiane Aishwarya Rai and Catherine Zeta-Jones janë ndër emrat e bruneve më të bukura.
Po ashtu, ndër bukuroshet me flokë të errët renditen edhe Kelly Brook, Mila Kunis, Jackie Kennedy, Victoria Beckham dhe Alexa Chung.
Në kategorinë e biondeve, 17 për qind e të anketuarve kanë votuar për Princeshën Diana, një personazh shumë i dashur në Britani.
Kate Moss, Holly willoughby, Charlize Theron dhe Scarlett Johannson janë të tjera bionde të preferuara. / Daily Mail / Përgatiti: Gazmira Sokoli

CLAUDIA CARDINALE ;SOFIA LOREN;XHINA LOLOBRIXHIDA , CLAUDIA AMORE ;ROMINA PAUER ;ROZANA PODESTA ;ROZANA SKIAFINO ; MILED DE MONZHU ; ALIDA VALI ;
PENELOPA ;
Burrat pelqejnë bjondet e martojnë brunet!!!???
Kesaj i thojken: Rrushi i bardhe eshte me i mere por, por RRUSHI ZI eshte me i pelqyshem!!!!
Grida apo Silvi?…
e vertete,brunet dominojne
e vertete se brunet jane te bukura,por po kaloi nje bjonde siç di zoti ta beje nuk le koke mashkulli pa trullosur.Brunet jane te bukura,por bjondet jane te pashme dhre s’e luan topi.Grace Kelly ka qene superyll,Romi Schneider,M.Monroe.Eshte tjeter se duam bjondet dhe martojme brunet.Po qe se kete ankete e kane vendosur anglezet eshte per barsalete,ata edhe timonin e kane akoma djathtas