Bruno Mars ka pushtuar skenën e Grammy Awards duke fituar shumë çmime për këngën e tij Magic24.
Mars dhe Kendrick Lamar dominuan këtë ceremoni, duke fituar respektivisht gjashtë dhe pesë çmime.
Kur këngëtari Bruno Mars u ngjit në skenë ndërsa kënga e tij ishte në sfond, ai u përpoq të mbante ritmin duke thënë: “Luajeni përsëri këngën, sonte kishte shumë balada”.
Bruno falenderoi të dashurën e tij me të cilën është në një lidhje prej kohësh Jessica Caban, të cilën ai e ka takuar që nga viti 2011.
Ai e falenderoi atë publikisht duke thënë: “Zonja ime, të dua zemër. Faleminderit që më ke mbështetur gjatë gjithë këtij procesi”.

