Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga zj. Zsuzsanna Hargitai, Drejtore Rajonale për Ballkanin Perëndimor dhe Matteo Colangeli, përfaqësues i BERZH-it për Shqipërinë.
Referuar njoftimit zyrtar, në fokus të takimit ishte diskutimi i draftit të Strategjisë të Zhvillimit të Shqipërisë për vitin 2020-2025, një dokument ky i cili bën kornizën e prioriteteve, objektivave dhe programeve të mbështetjes, që BERZH planifikon të kryejë në Shqipëri gjatë kësaj periudhe.
Pas konsultimeve me aktorët kryesorë publik dhe privat në vend, kjo draft-strategji do të miratohet dhe do të vihet në zbatim nga BERZH gjatë pesë viteve të ardhshme.
Në këtë kontekst, përfaqësuesit e BERZH bënë një pasqyrë të shkurtër të saj, duke theksuar objektivat kryesore të saj të cilat orientohen në tre shtylla kryesore:
- mbështetjen e përmirësimit të mëtejshëm të aftësive manaxheriale në ekonomi, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të infrastrukturës dhe forcimit të klimës së biznesit;
- mbështetjen e rritjes së konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare dhe inkurajimin e një përfshirjeje më të gjerë të shtresave ekonomike e sociale, nëpërmjet rritjes së aksesit në financë dhe zhvillimit të mëtejshëm të dijeve; dhe
- diversifikimin e mëtejshëm të burimeve të energjisë, rritjen e eficiencës dhe qëndrueshmërisë së përdorimit të saj.
Më në veçanti, përfaqësuesit e BERZH u ndalën në detaje dhe theksuan mbështetjen që kanë dhe do të vijojnë të japin për zhvillimin e sistemit financiar dhe sektorit bankar në Shqipëri dhe u interesuan të dinin pikëpamjet e Bankës së Shqipërisë mbi çështjet e parashtruara.
Nga ana tij, Guvernatori Sejko falënderoi BERZH për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë vendit gjatë rrugës së tij të tranzicionit dhe procesit të konvergjimit në BE, duke theksuar në veçanti rolin pozitiv që programet e BERZH kanë pasur në zhvillimin e sistemit financiar dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale të Bankës së Shqipërisë.
Në vijim, Guvernatori Sejko bëri një pasqyrë të zhvillimeve ekonomike dhe financiare në vend. Ai theksoi se – pavarësisht luhatjeve që vijnë nga sektorë të caktuar – zhvillimi vendit mbetet në një trend pozitiv, duke siguruar rritje të punësimit, përmirësim të shëndetit financiar të sektorit publik dhe privat, si dhe një trend rritjeje të presioneve të brendshme inflacioniste.
Ai theksoi se ky trend zhvillimesh pasqyron si efektet pozitive që ka sjellë politika jonë monetare stimuluese, ashtu dhe efektet e nismave të ndryshme që Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë në drejtim të reduktimit të kredive me probleme, të përmirësimit të ambientit të kreditimit, të përmirësimit të kuadrit mbikëqyrës dhe rregullatore dhe përafrimit të tij me standardet e BE-së, si dhe në drejtim të rritjes së formalizimit dhe zhvillimit e zgjerimit të mëtejshëm të tregut financiar.
Në fjalën e tij Guvernatori Sejko konstatoi se Banka e Shqipërisë ndan opinion të njëjtë më BERZH mbi sfidat e zhvillimit të vendit, duke e vënë theksin në mënyrë prioritare në nevojën e rritjes së produktivitetit dhe të aftësive manaxheriale në ekonomi, në nevojën e përmirësimit të gjithanshëm të infrastrukturës dhe të klimës së biznesit, si dhe në nevojën e mbështetjes së zhvillimit të sektorëve të cilët ofrojnë potenciale ende të pashfrytëzuara zhvillimi, si turizmi, energjia, dhe agroindustria.
Përfaqësuesit e BERZH vlerësuan rolin e rëndësishëm që Banka e Shqipërisë jep ruajtjen e stabilitetin makroekonomik të vendit si dhe shprehën gatishmërinë e tyre në ofrimin e asistencës teknike për Bankën e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian./Scan
e.ll./dita

Pas konsultimeve me komunistet hajdute Mogherini dhe Vllahutini dhe aktorët kryesorë publik dhe privat PPP të Edvin Droges dhe me bedelet e George Sorosit, si delfinë të Linda Lavatrices kjo draft-strategji do të miratohet dhe do të vihet në zbatim nga BERZH gjatë planit enverist 5 vjecar për pesë vitet e ardhshme njashtu si me poshtë vijon:
TE SHTOHET ME FORCAT TONA RENDIMENTI I KANABISIT SATIVA NE TE GJITHA PARCELAT, T’I BEJME MALET SI FUSHAT TE MBULUARA ME KANABIS SATIVA QE NE FUND TE 5 VJECARIT TE KEMI KALUAR KOLUMBINE NE PRODHIMIN E DROGES PER TE THYER RRETHIMIN IMEPERIALSTO-REVIZIONIST TE BE-SE
O samir me ken shqyptar!
Ju kujtoj te shtoni dhe shkurtimin e pensioneve , duke u shprehur me vleren e lekut te para mbi 50 vjeteve sikurse e kini zakon .