BSH: Formalizimi i ekonomisë do rrisë kreditimin

Dita

Banka e Shqipërisë pret që ulja e informalitetit të pasqyrojë ndikojë pozitivisht në rritjen e kreditimit dhe gjallërimit të aktivitetit ekonomik në vend.

I pyetur se si do të ndikojë aksioni i qeverisë kundër informalitetit i ndërmarrë në shkallë vendi, Guvernatori i BSH-së, Genti Sejko veçoi dy drejtime kryesore.

“Do të ndikojë në ekonomi në përgjithësi, por veçanërisht në dy drejtime  kryesore. Në radhë të parë do të sillte shmangien e dy standardeve në bilancet e kompanive dhe kjo do të bënte që këto kompani të ishin më të mundshme për të marrë kredi nga bankat e nivelit të dytë. Një nga arsyet kryesore që bankat nuk japin kredi është informaliteti. Nëse biznesi nuk pasqyron të ardhurat reale, ka vështirësi për bankat dhe ndikim në vendimmarrjen për kredidhënien. Një formalizim do të rriste kreditimin nga bankat e nivelit të dytë. Nga ana tjetër, formaliteti do ndikonte në zhvillimin e tregjeve të kapitalit. Një nga elementët kryesore që ka ndikuar dhe ndikon në mungesën e këtyre tregjeve është informaliteti i lartë. Nëse kompanitë e mëdha e të vogla do të kishin biznese reale, tregjet do të kishin një mundësi më tepër për zhvillimin e ekonomisë”, tha Sejko.

Sipas Guvernatorit, informaliteti në shqipëri është në nivele të ekzagjeruara edhe në raport me vendet e tjera të rajonit. Sejko foli për një rritje të lehtë të kredisë, por jo në nivelet e pritshme. E njëjta gjë vlen edhe për investimet.

Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni për 2015-n të jetë 1.9 përqind, ndërkohë që objektivi prej 3 përqind, parashikohet në vitin 2017. Guvernatori Sejko tha se ka një reduktim me 4.6 përqind të deficitit tregtarë, kryesisht nga eksporti i energjisë.

 

Share This Article
3 Comments
  • O PELLO,

    RRIT NORMEN E INTERESIT PER LEKUN,

    TE MARRIN NDONJE LEK KURSIMTARET QE I KANE NEPER BANKA, MOS TI VJEDHE TE GJITHA EDI.

  • NEOFULLANI I QUAJTUR SEJKO

    Edhe tregu i kapitaleve eshte informal, duke filluar nga kredite per te pire nje kafe e nje gote uje ne nje bar ne Tironen e re, tek pagimi nuk dihet se si e ne ç’menyre i pushimeve perrallore te gangsterit Tahiri ne Korfuz, tek ngritja e nje saraji ne Surrel te nje psikopati bipolar, qe vetem tre vite me pare deklaroi si pasuri te tundeshme gati 3000 euro kapital, e deri tek festat kalifore te Ilir kurrizthyerit nga korrupsioni, ne Gjiun e Lalezit me 600 te ftuar e ajo e atij “shitesit te vogel te fiqve” ne Keshtjellen e Gjirokastres, me parate e pensionit te mamase, pa folur per evazoret e medhenj qe ja kane nxire jeten shqiptareve ne keto dy dekada e gjysme te shkerdhatokracise.

    Ky neoFullan eshte ne “malafede” si me teorine e tij te uljes se inflacionit, aq me teper te “aksionit te ediramisteve kunder informalitetit”, kur vete organizmi ku uzurpon poltronen e lene bosh nga hajduti qe iku me gjithe parate e vjedhura, pa ju shkulur as edhe nje qime floku, kaloi ne “humbje” vjedhjen duke ja zbritur taksave qe duhej te paguante BSH-ja mbi fitimin, me nje dem ekonomik te dyfishte: mbulim i vjedhjes dhe humbje e koordinuar ne buxhet.

    Eshte ky neoFullan, qe lejoi pak dite me pare qe bankat e nivelit te dyte te operojne me dy bilance paralele, me keq se nje organizate kriminale e rendomte e vendete te botes se trete.

    Perveç pozitiviteteve te tjera qe mund te sjelle pranimi i Shqiptareve ne BE eshte pikerisht kthimi i BSH-se dhe buratineve te mire paguar te saj ne nje leter higjenike te pa vlere: gjithe funksionet deri tek emetimi i monedhave letra i kalohet ne pronesi Bankes Qendrore Europiane, ku Sejkot e turnit nuk lejohet as te shkelin ne trotuarin rrethues te BSH-se.

  • O ZOT , ky s duhet ta hapi gojen per ekonomine se ekonomia e vetme e nje cope idioti qe eshte dhe duket , eshte te pastroje paret e atyre qe e vune. o shqiperi e mjera shqiperi kush te ka qit me krye ne hi? mut gjithandej nga te hedhesh syte dhe veshet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *