Ekspertët e Bankës së Shqipërisë kanë deklaruar sot gjatë prezantimit të Raportit të Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e dytë të vitit 2015 se rreziqet kryesore në sistemin bankar në vend vijojnë të mbeten kreditë e këqija.
Ata shtuan se niveli i lartë i kredive me probleme është shqetësuese, si dhe përqendrimin më të madh e ka në dy kompanitë në vend ARMO dhe KURUM.
Rreziqet nga normat e interesit dhe likuiditetit vijojnë të mbeten, theksuan ekspertët e Bankës së Shqipërisë, të cilat rrezikojnë rezultatet financiare të bankave.
Në të njëjtën linjë, risk tjetër i konstatuar nga BSH është fluksi I pasurive të paluajtshme (kolaterale) që po kthehen në banka, si rrjedhojë e nivelit të lartë të kredive me probleme.
Nga ana tjetër, edhe përqendrimi i kredisë në pak kompani është një tjetër rrezik që thekson Banka e Shqipërisë.
“ Zhvillimet ekonomike të paqëndrueshme në tregjet ndërkombëtare dhe ato të brendshme mbeten probleme që ndikojnë negativisht sistemin bankar” – theksuan ekspertët e BSH-së.
