Banka e Shqipërisë parashikon se çmimet e apartamenteve mund të ulen gjatë vitit 2013. Në analizën e saj të raportit të stabilitetit financiar, BSH argumenton se për disa faktorë, çmimet e apartamenteve mund të pësojnë ulje të ndjeshme në vitin 2013. Shenjat e para janë dhënë në 2012-n, ku në gjashtëmujorin e dytë, indeksi i çmimit të banesave ka pësuar rënie mesatare vjetore prej 10 për qind, ndërsa ai i qirasë ka rënë me 7.3 për qind. Në mënyrë të veçantë, banka e lidh tendencën drejt uljes së çmimeve me koston e kreditimit për blerjen e banesave.
Në kushtet kur norma mesatare e interesit të kredisë për blerje pasurish të patundshme është rritur vetëm me 0.52 pikë përqindje gjatë vitit 2012, rënia e treguesit të kostos relative reflekton kryesisht zvogëlimin më të madh të normës së rritjes së çmimit të banesave vitin e kaluar, ku kontributin kryesor e jep tremujori i fundit. “Nëse kjo ecuri do të përsëritet në vitin 2013, ky do të jetë një tregues i hyrjes së tregut të banesave në një proces më të qëndrueshëm të korrektimit (rënies) të çmimit të banesave”, citon gazeta “Shqip” analistët e bankës.
Në fakt, kredia ishte ajo që frenoi individët t’iu drejtoheshin agjencive imobiliare për të blerë pronat, pasi kushtet u shtrënguan për shkak të krizës. Çmimet gjithnjë në rritje ishin një tjetër motiv pengues, kurse emigrantët, blerësit potencialë të pronave, nuk po kontribuonin më me anë të dërgesave.
Mbeta duke pritur te bjere cmimi e te bleje shtepi, por dhe i trembem pritjes se laraskes per ato te dashit.
Kostoja per m2 eshte rreth 215 Euro.Duke mare ne konsiderate sipefaqja qe marin banoret e truallit, detyrimet ndaj shtetit si dhe fitimi i firmes, apartamentet brtenda unazes se vogel nuk duhet te shiten me shume se 500-550 Euro, Kaq jane shitur deri ne vitin 2005.Mendoj qe me paga nuk blihet shtepi me keto cmime skandaloze mbi 1000 Euro per meter, cmime qe kalojne Athinen e ndonje qytet te Italise.Populli ka nevoje per strehim.Bankat nuk japin kredi, ndoshta me te drejte se nuk i garantojne qytetaret, atehere mendoj qe nderhyrja e shtetit te behet ne dy drejtime:
a-Ne stabilizimin e koeficentit te pronareve,serpse ka aritur shifra maremendese rreth 50% te apartamenteve i marin banoret e truallit
b-Firmat e ndertimit mire eshte qe te favorizohen nga shteti.Sigurisht kjo arihet me mareveshje te perbashket Shoqate-shtet.
Sigurisht, une si qytetar dhashe disa mendime qe te rihapet fronti i ndertimeve ne lagjet e vjetra sepse siguron punesim dhe ulet cmimi e zgjidhen problemet e strehimit.
Tendenca e qytetareve eshte per te blere te lagjet e vjetra sepse ketu ka kanalizime,rruge, shkolla e kopshte, ne lagjet e reja si te Unaza e madhe, te Fresku, vertet jane lire, por nuk ka infrastrukture.
Mos eshte mashtrim nga PD…per fushaten ,sepse e dime qe cmimet e miraton shoqeria ndertuese,cpune ka banka e shqiperise…ajo te beje analizen e gabimeve te veta ,e shume te medha qe ka marre parat e popullit me fajde…taman fajdexhinj…