Biznesi ka marrë më shumë kredi në tre muajt e parë të këtij viti.
Banka e Shqipërisë konstaton se kredia për biznese u rrit me 6 miliardë lekë, duke ndjekur përmirësimin e shfaqur në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Shpërndarja sipas sektorëve, tregon se bankat kanë mbështetur me financim bizneset e sektorit të industrisë dhe më pak ato të tregtisë dhe të ndërtimit.
Rritja e këtyre portofolave kompensoi tkurrjen e kredisë për bujqësinë dhe për “shërbimet e tjera”, ndërsa kredia për sektorin e ndërtimit është ngadalësuar.
Po kjo nuk ka qenë e njëjta tendencë përsa i përket kredisë për qytetarët.
Gjatë tremujorit të parë të vitit, kredia për individë është rritur me ritme më të ulëta se në fund të vitit 2018.
Ky ngadalësim ka reflektuar më së shumti dobësinë e kredisë konsumatore dhe rritjen e qëndrueshme të kredisë për banesa.
Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë konstatohet se në kryeqytet qytetarët kërkojnë më shumë kredi për blerjen e një banese ndërsa ajo konsumatore është më e përhapur në rrethe.
Po ashtu mësohet se kreditimi ka pësuar rritje edhe në rrethe e sidomos në zonat bregdetare.
Por përtej kësaj ecuria e kredisë për biznese mbetet e brishtë, e lidhur kjo si me mungesën e një kërkese të qëndrueshme për kredi ashtu edhe nga qëndrimi konservator i bankave për të.
v.l/ Dita

A ekziston Banka e Shqiperise ?? Dhe ne qofte se ekziston , cfare roli luan ??