Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar në nivelin 2.00%. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori sot në shqyrtim Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.
“Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike, monetare e financiare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.00%”, thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të BSH-së.
