BSH: Pagat janë rritur, por konsumi ka rënë

Saimir Lleshi

Indeksi i fondit të pagave në ekonomi u rrit në tremujorin e dytë të vitit me 7.6% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë, mbështetur në të dhënat e mbledhura nga Instituti i Statistikave, ka arritur në konkluzionin se ecuria e pagave në ekonomi ka qenë pozitive për të dy tremujorët e parë të këtij viti dhe madje në tremujorin e parë rritja ka qenë më e lartë, me 9.4%.

Këto të dhëna mbështeten në anketimet e biznesit nga Instituti i Statistikave dhe tregojnë se, megjithë një rritje ende të brishtë ekonomike, shpenzimet e sipërmarrjeve për paga po zgjerohen.

Analizat e Bankës së Shqipërisë vlerësojnë se gjendja e likuiditetit në treg është përmirësuar, pas shlyerjes së detyrimeve të prapambetura nga qeveria.

Pavarësisht nga rritja e pagave dhe pavarësisht nga rritja e remitancave për gjysmën e parë të vitit, ecuria e konsumit privat në ekonomi ka ardhur në rënie.

Të dhënat e para të Instat kanë treguar se në dy tremujorët e parë të vitit komponenti i konsumit ka dhënë kontribut negativ në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo tregon se individët e kanë theksuar më shumë prirjen për të kursyer dhe kjo mund të shpjegohet vetëm me një rritje të pesimizmit dhe pasigurisë për të ardhmen. /Dita/

Share This Article
6 Comments
  • injoranca dhe antishqiptarizmi eshte shume prezente dhe shume i fuqishem ca pagashe kane riture keto more skandale po ky fukarallike eshte shume i fuqisheme sa nuk realizohene dhe te ardhurate shto dhe hajdutete e politikes dhe perfundimi FATKEQESI BOTRORE

  • Z.BSH!
    Populli nuhat.Don ti dalin punve para.Nuk i dihet si dalin zgjedhjet ne vitin 2017.Nese nuk fiton koalicioni i majt,mileti ka depozitue para per te perballue 4 vjecarin e te djathteve deri ne vitin 2021 qe keto te djathtet kruejn e rrujen si prroni mbi kurrize te popullit.Po edhe mbi kurrizin e buxhetit te shtetit.Harruet se si u xhet buxheti mbas zgjedhjeve te 23 qershorit 2013.
    keshtuqe ju e dashura Banke mos u cudit se vendi ecen tapall nen ritmin 4 vjecar te zgjedhjeve.
    Kemba e shendoshet mbush buxhetin.Kemba e cale shpike buxhetin.Lum populli qe ka durim dhe ben histori si caprazi i sharres.Majtas djathtas dhe can turren e viteve pa fundesisht,dhe jeton me duratrokitje periodike cdo kater vjet deri ne zgrip te jetes.

  • Ne mbledhjen e par te kshillit te ministrve Rama kishte pregadit nje fjalim.Po nje gabim ortografik i daktilografes i kushtoj shtejt vendit . Rama e kishte formuluar ne ket menyr: Te ruajm pasurin kombetare qe ka ngelur pa vjedhur nga qeveria Berisha.Fjales ruajm daktilografja i kishte shtuar nje (r) ne fillim,dhe fjala ish tjetersue e kishte dal(rruajm).Po cfaj kishin ministrat e shkret,duhej zbatuar urdheri.

  • Eshte e thjeshte, Indeksi i pagave eshte rritur sepse njerezit jane regjistruar duke paguar kontribute, do me thene edhe ata qe ne fillim nuk ishin deklaruar tani e kane bere dhe nga niveli 0 jane kaluar ne pagen minimale…keshtu qe indeksi i pagave rezulton me rritje..Nderkohe njerezit qe kane humbur punen jane 80 mije, ata te regjistruar(legalizuar) jane 140 mije…pese me hic sepse ata qe jane “legalizuar” punen e kishin qe me pare….
    Konsumi nuk eshte ulur per rritjen e kursimeve(shikoni treguesit e bankave) por sepse realisht ekonomia po shkon ne fund…dhe pervec llafeve nuk ka me asgje…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *