Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: BSH: Rritja ekonomike, modeste
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > BSH: Rritja ekonomike, modeste
Ekonomi

BSH: Rritja ekonomike, modeste

anazapta
Published November 22, 2013
Share
SHARE

Banka e Shqipërisë prezantoi dje për gazetarët Raportin e Politikës Monetare për tremujorin e tretë të vitit. Raporti konfirmoi se ekonomia është e plogësht dhe presionet inflacioniste janë të ulëta. Inflacioni i ulët dhe i gjeneruar në pjesën dërrmuese nga ushqimet është një simptomë e pesimizmit dhe pasigurisë konsumatore. Rritja ekonomike për vitin 2013 parashikohet edhe njëherë e dobët, në kushtet kur kërkesa e brendshme nuk po jep shenja përmirësimi, ndërsa kërkesa e jashtme dhe kontributi i sektorit publik pritet të japin kontribute në rënie. Duke analizuar përbërësit kryesorë të kërkesës, Banka e Shqipërisë konstaton se kërkesa e brendshme ka ngelur e dobët, sepse të ardhurat e disponueshme nuk po rriten, burimet e financimit janë të shtrënguara dhe individët ndjehen të pasigurt për të ardhmen. Kërkesa e ulët ka thelluar hendekun negativ të prodhimit në ekonomi dhe bizneset vazhdojnë të operojnë poshtë kapaciteteve të tyre. Kjo klimë nuk favorizon investimet e reja private, që sipas treguesve të tërhtortë gjatë këtij viti janë në rënie. Kërkesa e huaj, që ka mbështetur rritjen ekonomike në dy vitet e fundit pritet të zbehet dhe qysh në tremujorin e dytë të këtij viti Banka Qendrore ka konstatuar se eksportet reale neto kanë nuk kanë dhënë kontribut pozitiv në ritjen ekonomike. Nga ana tjetër, stimuli fiskal që ka qënë faktor shumë i rëndësishëm për rritjen ekonomike gjatë viteve të krizës, është i destinuar të zbehet, për shkak të rritjes së borxhit publik në kufijtë e 70% të PBB.

anazapta November 22, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?