BSH, Sejko: Leku do forcohet; Ekonomia me ritëm më të ngadaltë

DITA Online

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko pohoi sot se monedha vendase leku do të vijojë të mbiçmohet edhe në gjysmën e parë të këtij viti. “Efekti i mbiçmimit të lekut do të jetë i pranishëm edhe gjatë 6 muajve të parë të 2019, por do të shuhet në pjesën e dytë të vitit”, tha Guvernatori në konferencën për mediat menjëherë pas mbledhjes së këshillit të Mbikëqyrjes, ky njoftoi se norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar në 1%.

Guvernatori tha se, kërkesa agregate po rritet, duke sjellë rritjen e prodhimit dhe punësimit, teksa politika monetare po jep kontribut pozitiv. Banka vlerëson se informacioni i ri për ekonominë është në përputhje me parashikimet.

Pozicioni ciklik i ekonomisë do të përmirësohet më tej, shtoi ai. Ekonomia shqiptare u rrit me 4.25 % në tremujorin e tretë, e nxitur nga konsumi, eksportet dhe prodhimi i energjisë. Të dhënat sugjerojnë se ekonomia ka vijuar edhe në tremujorin e katërt, por me një ritëm më të ngadaltë se në tremujorin e tretë.

Projeksionet afatmesme nuk kanë pësuar ndryshime të ndjeshme, njoftoi Sejko. Politikat e brendshme mbeten stimuluese, për shkak edhe të ambientit të favorshëm të interesat, ndërsa primet e rrezikut janë në rënie.

Bankat po karakterizohen nga nivele të mira likuiditeti. Kredia ka shfaqur shenja rigjallërimi. Stoku i kredisë e zhveshur nga efekti i kursit të këmbimit dhe fshirjet e bankave nga bilancet pësoi rritje me 5.9%, raportoi Guvernatori.

Në përputhje me këto trendë, ekonomia shqiptare do të vijë me rritje në tre vitet e ardhshme. Inflacioni pritet të kthehet në objektiv në gjysmën e dytë të vitit 2020. Balanca e rreziqeve ka shkuar në krahun e mëposhtëm.

Banka gjykon se kursi aktual i politikes monetare është i përshtatshëm, njoftoi Sejko. Ai tha se politika monetare do të jetë stimuluese edhe në periudhën afatmesem, ndonëse me intensitet me të ulët.

 

v.l/ Dita

Share This Article
4 Comments
    • Vodhi kush vodhi me qypa dhe me thesa, kurse tani ketij marionetes nuk i ka mbetur gje tjeter c’te vjedhe pervec se ca topa letrash te quajtura lek, te cilat po dole jashte territorit te republikes se bananeve nuk i ha as lopa. Dalja e ketij e ka nje shkak. Qytetaret i jane turrur me koke valutes dhe ketij po i dridhen leqet e kembeve se mund ta vene perpara pergjegjsise per dhenie llogarie.

      Qofsha gabuar por prognoza ime eshte se deri para zgjedhjeve te ardhshme mund te kemi prape nje termet financiar. Koha eshte deshmitari me i mire. Ketu do jemi prap.

  • Filloi dhe ky pasardhesi i full-hajnit nga prognozat me “do te”.

    Cili eshte qellimi? Kujt i sherben kjo lloj deklarate as mish as peshk?

    O Sej..din!

    Po sikur te them qe neser do bohet muti kala a do e besosh? Jo? e po mire atehere, qe ti te dalesh me buze te kuqe, populli i zgjuar po shkoj qysh neser urgjentisht ke banka dhe do i shkembeje te gjitha leket ne valute.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *