Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Gent Sejko doli në një konferencë për shtyp dhe bëri të ditur ecurinë ekonomike.
Ai tha se në dy muajt e parë të vitit 2019-të inflacioni ka pësuar rënie duke shkuar në nivelin rënie 1,8%, pavarësisht se siç, shtoi nuk është përmbushur objektivi që BSH ka pasur për 2019.
“Gjatë 2-3 mujorëve të fundit është ngadalësuar ritmi i rritjes ekonomike. Konsumi dhe investimet private kanë pësuar rritje në këtë periudhë. Eksportet kanë shënuar rritje në 3 mujorin e parë të vitit të shkuar dhe ngadalësim në 2 muajt e parë të 2019”,-vijoi Sejko.
Sipas tij, përmirësim ka pasur edhe në sektorin bankar, ku vërehet rrija e kreditimit. Po ashtu, ai theksoi se qëndrueshmëri paraqet edhe kursi i këmbimit.
Sejko tha ndër të tjera se do të mbetet e pandryshuar në nivelin 1%, norma bazë e interesit.
I pyetur nga gazetarët nëse kriza aktuale politike kishte ndikim në ekonomi, guvernatori tha se për momentin një gjë e tillë nuk është pasqyruar, por pranoi se “Cdo tension politik ka efekt në ekonomi”.
l.h/ dita

Sipas këtij IDIOTI të lindur “Çdo tension politik ka efekt në ekonomi”, por nuk i jep përgjigje pyetjes se, meqë kemi tension politik, si ka mundësi që “ekonomia bankare” që ky na paraqiti qenka kaq e “begatuar”, “lulëzuar”, apo kanabisi/heroina/kokaina duhet me të patjetër të pastrohen??? IDIOTI vijon me “…qëndrueshmëri paraqet edhe kursi i këmbimit” – Cili kurs, ai që u ul me gati 10%, që legalizoi çdo €/$/£/ në ekonomi? Ka ngelur jeni japonez ende … Kur je lindur IDIOT, si do jetosh? Si Sekjo – është përgjigja …
nga qe BSH-ja ka shume nepotizem , madje te nje gjaku, eshte ne prag te lidhjeve brenda llojit, pra behet fjale per incest…