Banka e Shqipërisë ka njoftuar se këtë të enjte do të organizojë ceremoninë e prezantimit të serisë së re të kartëmonedhave shqiptare.
Në njoftimin e BSH thuhet: “Prezantimi dhe hedhja në qarkullim e serisë së re të kartëmonedhave përbën një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por për gjithë shtetin shqiptar.
Në njoftim shothet: “Pas më shumë se 20 vitesh, dizenjo e kartëmonedhave të qarkullimit vjen e rifreskuar dhe me elementë sigurie të përmirësuara, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë”./Scan
e.ll./dita
