Në shqyrtimin e projektbuxhetit të vitit që vjen Sejko ka kërkuar që të vendoset një tavan afatgjatë për vlerën e përgjithshme të koncesioneve.
“Projektbuxheti i vitit 2022 parashikon se pagesat nga buxheti i shtetit për detyrimet që lindin nga kontratat koncesionare dhe PPP-të do të jenë brenda kufizimeve ligjore, më konkretisht në nivelin 3% të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës. Megjithatë, në linjë dhe me qëndrimet tona të mëparshme, Banka e Shqipërisë sugjeron, përfshirjen e tavaneve ligjore afatgjata mbi vlerën e përgjithshme të kontraktuar të PPP-ve. Ky rregullim do të ishte një element plotësues i kontrollit të nivelit të rrezikut potencial që PPP-të mund të kenë mbi shëndetin e financave publike”, u shpreh Guvernatori.
Po ashtu Sejko ka theksuar se për këto kontrata duhet një monitorim i vazhdueshëm, dhe të përmirësohet mënyra e zgjedhjeve të kontratave koncesionare, në mënyrë që të mos ngarkohet buxheti i shtetit.
“Integrimin e procesit të kontraktimit dhe përzgjedhjes së PPP-ve me programin strategjik të investimeve, sikundër janë identifikuar në programet afatgjata të zhvillimit të vendit. Përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të njësive që administrojnë vlerësimin, kontraktimin dhe monitorimin e këtyre projekteve, sidomos sa i takon detyrimeve ligjore dhe financiare që ato i ngarkojnë Buxhetit”, u shpreh Sejko.
Guvernatori Gent Sejko është shprehur në Komisionin e Ekonomisë gjithashtu se institucionet jo-banka në disa raste kanë abuzuar me normat e interesit për kreditë e dhëna, dhe sidomos me kamatëvonesat. Sipas guvernatorit janë konstatuar raste ku interes vonesat kanë qenë disa herë më të larta se principali. Sejko nuk përjashtoi edhe vendosjen e një tavani për normat e interesit në formë ligjore, në kushtet kur tani masa është vetëm administrative.
“Sa i takon institucioneve jo-financiare ka një shqetësim sa i takon normave të larta interesi. Banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore që vendos një tavan për këto institucione. Është një masë administrative por ndoshta duhet të ishte ligjore, por do të shohim se si do të funksionojë. Ka një pakënaqësi nga ana e këtyre institucioneve, pasi kanë një kosto të lartë risku, dhe japin kredi pa kolateral dhe i japin me norma më të larta interesi, por kemi vënë re dhe kemi marrë dhe masa ndëshkuese të teprimit dhe abuzivizmi, kur norma e interesit ka shkuar me disa herë më e lartë, sidomos interes vonesat kanë qenë disa herë më të larta mbi priciplain. Dua të theksoj se institucionet jo-banka mbulojnë një tregun rural që bankat nuk e mbulojnë me kredi për sektorin bujqësor, apo kredi konsumatore”, tha Sejko.
Sejko kërkoi nga qytetarët që të lexojnë kontratat e kredisë përpara se ti firmosin, dhe theksoi që ka probleme me negocimin e kamatëvonesave mes qytetarëve dhe institucioneve jo-banka.
“Problematika që vjen me qytetar apo biznese të vogla kanë një ngërç dhe duan të negociojnë, këto institucione me normat me interes-vonesat nuk… negociojnë, domethënë ka një pakënaqësi por kontrata mes qytetarit e institucionit është ligjore dhe duhet respektuar. Duhet të lehtësohet kontrata se ke marrë një borxh dhe duhet shlyer. Lexoni kontratën përpara se ta firmosni, dhe mos thoni norma ishte e lartë pasi e keni firmosur”, sqaron guvernatori.
Banka e Shqipërisë gjatë këtij viti prezantoi një projekt rregullore për të vënë një tavan për normat e interesit për kreditë konsumatore. Rregullorja është miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë dhe pritet të hyj në fuqi në 31 dhjetor të këtij viti.
o.j/dita

T’u vihet tavan PPP-ve!?Nje ide marroke per ekonomine.Ppp-re peroren nga shtete te ndryshme,per te te vene ne pune mjetet monetare te brenshme,qe mbesin si teprica.Shteti per te mos marre huara nga jshte,nxit fondet e ppp-ve,por jo si ne Shqiperi.Krijon lehtesura fiskale pareve te brenshme,dhe kaq.Ne Shqiperi,si askund ne bote,shteti merr persiper shume detyrime!?Ne ekonomi ka nje postulat :”Cdo shkarkim ne arke,eshte burim abuzimi!”
O Fatmir mire e the por ne perendim….ne Shqiperi jane te gjitha te kerkuara e te porositura….te pakontrollueshme sepse jane te kapur te medhenjte….qenke ca I leshte
Nje kontrate me disa faqe dhe me shkronja te vogla detyrimisht qe nuk mund te lexohet nga askush! Dhe gjithkush i beson fjaleve babaxhanese te kreditdhenesit! Keshtu ha bananen me dy kivi pa e kuptuar. Ndaj shteti e ka detyrim te vendos ligj per berjen e kontratave me gjuhe te qarte dhe me shkronja te medha!
Ky Sejko i bankës është tamma si fallxhorja e fshatit tim që lexon fatin në filxhanin e kafesë që thot me saktësi që filxhani tregon që do të kesh një gjë të mirë por…. ububuu….. do të ndodh edhe diçka e keqe
edhe Sejko i bankës del për të lexuar në filxhanin e kafesë si fallxhor i vërtetë të ardhmen ekonomike të vëndit , pa shifra (dhe ekonomi pa shifra nuk ka), pa analiza ekonomike, me muhabete që mund të bëhen në një tavolinë ku pihet kafe dhe përmbyset filxhani dhe lexohet fati.
Hajde pastaj quaje gluhe (Glosa) kete “Skiptare” me Titullin e Artikullit (Title of Article) qe te gjitha fjalet jane te kopjuara (copy angl) nga gluhet e huaja!
Vendoset vend nga Land angl
Tavan turqisht.
Vleren nga value angl.
Totale nga total
Abuzime nga Abused angl
Norma nga normal.
Interesit nga interesting.
Bankat nga Banks
Kredite nga Credits.
Kjo eshte (este) gluha “tuaj” e famshme (fame angl) o Vorio Epirote te turqizuar?