Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit për të dytin muaj radhazi ,duke e zbritur atë në nivelin 3 për qind. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, tha në daljen e tij publike se me anë të kësaj mase, BSH synon të rrisë kreditimin, i cili vlerësohet më i ulëti që prej 2008-s dhe të rrisë konsumin.
“Banka e Shqipërisë ul me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit duke e zbritur në 3 %. Kjo është ulja e dytë, pas uljes së muajit të kaluar. Kërkesa agregate dhe rritja ekonomike parashikohet të mbeten nën potencial, po kështu operacionet inflacioniste, presionet e tyre nga tregu pritet të jenë në rënie. Lehtësimi i politikës monetare synon të mbështesë kërkesën agregate nëpërmjet kushteve të financimit. Ecuria e sektorit të jashtëm të ekonomisë tregon për dobësimin e kontributit të kërkesës së huaj në rritjen e kërkesës agregate. Po kështu, vihet re rënie e presioneve inflacioniste në ekonomi. Importet kanë rënë me 0.3 %. Kontributi i sektorit publik, i cili mbështeti rritjen ekonomike të kërkesës agregate në gjashtë muajt e parë të vitit, ka shënuar dobësim. Shpenzimet buxhetore u rritën me 7.1%, krahasuar me vitin e kaluar. Të ardhurat fiskale kanë reflektuar dobësimin e aktiviteteve ekonomike. Po kështu, deficiti buxhetor ka filluar të rritet, deri në tetor ka qenë 2 herë më i lartë se një vit më parë. Duke u nisur nga shkalla e lartë e borxhit, paraqiten vështirësi dhe duhen marrë masa”, tha Fullani.
Ai tha më tej se duhen marrë masa për korrektim fiskal.
“Duhen masa për korrektim fiskal. Konsumi dhe investimet private mbeten të dobëta, po kështu edhe besimi i ulët konsumator. Ka burime të kufizuara të investimit. Banka e Shqipërisë forcoi lehtësimin monetar. Sinjalet e politikës monetare janë përcjellëse të pjesës më të madhe të zhvillimeve. Normat e interesit në tregun ndërbankar dhe normat e interesit në depozita kanë ndjekur prirjen rënëse, duke ndjekur linjën e uljes së normës bazë të interesit. Është përkeqësuar ecuria e kredisë në ekonomi. Projeksionet tona bazë për të ardhmen mbeten të pandryshuara. Rritja ekonomike pritet të jetë pozitive, por nën kushtet e ekonomisë. Rritja ekonomike do përcaktohet në masë të madhe nga ecuria e konsumit dhe investimeve në vend. Banka e Shqipërisë do vazhdojë të ruajë politikën e saj lehtësuese”, tha Fullani.
Me kete Guvernator Shqiperia eshte e falimentuar, mjere qytetaret shqiptare. Me fitoren e 23 qershorit Qeveria Rama ka marre ne “Dorzim” vetem godinat e institucioneve, pra eshte qeveri e gjerave pa shpirt, drjetimin faktik e ka Sali Berisha qe leviz fiet pas kuintave me personelin e vendosur dhe e perzgjedhur prej tij. Kjo eshte mese e dukeshme qe nga, Gjykata Kushtetuiese, Gjykata e Larte ( pjese e saj edhe Arjana Fullani 300 LB ), Gjykatat e Rretheve, Kryeprokurori Kosi+Uje, Shefi i SHISH Visho Ajazi me 8 vite ne emigracion bashkepunetor i Ollges, Drejtoreshen e ILKPD Zana Xhuka, Drejtoresha e Entit te Banesave,nepunesit ne dogana e tatime mitingashe e anetar te PD, Ambasadat deri tek Neritan Ceka , dhendri i Zhelefines ne Paris e kudo mesues vetem me teseren e PD, policia dhe ushtria e krimbur me militanet, shendetesia e kudo ku ka institucione shteterore deri tek ndrimi i patenteve qe eshte mbushur mee tropojane. Me keta sabotatore te PD, Edi eshte i destinuar te deshtoje dhe bashkepunon me nje president qe eshte ne sherbim te Saliut.
ORE PO ME KETE PIJANECIN, KUR DO TE MERRET PROKURORIA, SE TE ZYRA E TIJ KA DOSJE PER PROKURORINE SA TE MOS MERRET ME GJE TJETER PER 1 VIT RRESHT.
JO PER GJE, POR KUR ARRIN TEK DOPIO E KATERT NUK SHIKON ME CFARE FIRMOS.
Nuk ka sesi te kete perqindje interesi te larta,kur ekonomia esht ne krize!
Perqindje interesi te larta,vetem do sillte ekonomise te renuar teresisht nga politikat konservatore,nje kaos ne stabilitetin ekonomik!
Mendoj qe nje simbol te vogel interesi duhet te ekzistoje,por jo ashtu sic eshte vepruar deri me tani,kur EU,SH.B.A Japoni pothuajse interesi esht ne zero!?