Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit për lekun me 0.25 për qind, duke e zbritur atë në rekordin e ri historik prej 1.5 për qind, me qellim stimulimin e kredisë dhe të konsumit.
Në një konferencë për shtyp, Guvernatori i Bankës Qendrore, Gent Sejko, u shpreh se “Këshilli Mbikqyrës në mbledhjen e radhës, vendosi këtë masë, pasi mori në shqyrtim Raportin e Politikës Monetare dhe u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike, monetare e financiare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre”.
Ulja e pritshme e së mërkurës është e 15-a me radhë, çfarë përbën një ninimum historik. Përmes kësaj mase, Banka e Shqipërisë synon t’i japë impulse të reja ekonomisë, duke ulur kostot e kredive për të inkurajuar konsumin dhe investimet e reja.

AI QE RRI AKOMA ME LEK-UN, ESHTE I FALEMINTUAR.