BSH vendos të emetojë kartëmonedhën 10 mijë lekëshe

DITA Online

Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë vendosi në mbledhjen e fundit të miratojë shtypjen e kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor të prerjes 10,000 Lekë, në përputhje me konfigurimet e miratuara tashmë.

Kartëmonedha e re e cila ka vlerën më të madhe të emetuar deri më tani do të shërbeje si mjet pagesë vetëm në vitin 2020. Krahas vendimit të emetimit, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.

Sipas “Monitor” kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”.

v.l/Dita

Share This Article
1 Comment
  • kur u krijua monedha shqiptare u quajt LEK per nder te Lekes te Madh , monedha e pare kushte persiper figuren e aleksandit te maqedonise
    Si ka mundesi sot nuk kemi asnje monedhe apo kartemonedhe ta kete persiper kete figure???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *