Sipas Bankës së Shqipërisë, që prej tremujorit të fundit 2018, Zvicra ka kaluar si investitori më i madh në vend, sipas stokut, çka nënkupton që në total në vite, investimet nga ky shtet kanë arritur në 1.37 miliardë euro (deri në fund të marsit 2019).
Investimet nga Zvicra u rritën me shpejtësi që nga tremujori i dytë 2016, kur filloi ndërtimi i gazsjellësit TAP, teksa ky është shteti ku gazsjellësi ka zyrat qendrore, ndonëse investimet bëhen nga një grup vendesh.
Aksionerët e TAP janë britanikja BP (20%); SOCAR (20%) nga Azerbajxhani; Snam S.p.A. (20%) nga Italia; Fluxys (19%) nga Belgjika, Enagás (16%) nga Spanja dhe Axpo (5%) nga Zvicra.
Investitori i dytë më i madh në vite është Greqia, me një stok prej 1.14 miliardë eurosh, si rrjedhojë e investimeve në telekomunikacione dhe banka, por që prej disa vitesh janë në stanjacion.
Në vend të tretë është Holanda, me një stok prej 1.1 miliardë eurosh, i ndjekur nga Kanadaja me 976 milionë euro (efekti i Bankers Petroleum, që tashmë u ka kaluar kinezëve), Italia (693 milionë euro), Turqia (578 milionë euro).
j.l./ dita

Pra greku e ka “marë ” kështjellën nga brenda , duke “sunduar” Bankat , pra ekonominë dhe Telekomunikacionet , pra strategjinë , Ke ” sunduar” de facto një Shtet, sepse EKONOMIA , TELEKOMUNIKACIONET DHE ENERGJIA janë PIKAT MË STRATEGJIKE të cilat ASNJË SHTET I FUQISHËM NUK I PRIVATËZON DHE AS I SHET si ne.