Në kryeqytetin hungarez kanë vërshuar dhjetëra aktivistë me flamujt e Ukrainës në protestë, në ditën e 66-të të luftës, ka raportuar skynews.
Njerëzit ishin të veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas blu dhe të verdhë ndërsa mbanin në duar pankartat ku lexonin “Stop Putin, Stop Luftës” dhe “Mbështesni Ukrainën”.
Hungaria ka mirëpritur mijëra refugjatë ukrainas që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit.
Në total, pesë milionë ukrainas mendohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre.
l.b./ dita
