Buffon: Sherri me Benatia, shpikje. Te Juvja jemi një grup i bashkuar

DITA Online
UDINE, ITALY - JUNE 10: Gianluigi Buffon of Italy speaks with the media during the press conference at Stadio Friuli on June 10, 2017 in Udine, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

 

Gianlugi Buffon e cilëson një shpifje të mediave, zënkën e tij me qendërmbrojtësin maroken Medhi Benatia në përfundim të sfidës ndaj Napolit.

Në mediat italiane u përfol shumë se kapiteni i kishte ngritur zërin Benatias të cilin e cilësoi si fajtor në momentin e pësimit të golit nga Koulibaly, madje u tha se Buffon me tone të ashpra u kishte thënë shokëve të skuadrës mos ta detyronin ta mbyllte karrierën pa asnjë trofe të fituar.

Por për të sqaruar të gjithë këtë çështje dhe për të rikthyer qetësinë në shtëpinë bardhezi ka menduar vetë Buffon i cili ka deklaruar se nuk patur asnjë zënkë mes tij dhe Benatia dhe se te Juventusi janë një grup i bashkuar.

Deklarata këto të 40-vjeçarit që vinë vetëm pak ditë para ndeshjes ndaj Interit në San Siro që mund të vendosë shumë për fatet e titullit kampion.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *