Buffon: Trimat kapërcejnë vështirësitë, Dybala mes 5 kampionëve të mëdhenj

Gazeta Dita

Ditën pas mbrëmjes së vështirë të “Camp Nou”, kapiten Buffon rikthehet te disfata e pësuar ndaj Barcelonës në Champions League, nëpërmjet një interviste të publikuar në faqen zyrtare të Juventus dhe në “Premium Mediaset”.

Një nga statistikat e parandeshjes tregonte se si Messi nuk kishte shënuar kurrë në portën e portierit dhe kapitenit bardhezi, ndërkohë që gjatë 90 minutave argjentinasi ka realizuar dy gola.

“Nuk them se ishte e paevitueshme, por duke parë frekuencën e të cilën ai realizon golat, fakti që në katër ndeshjet ndaj Barças nuk kisha pësuar asnjë gol prej Messi, ishte një lloj rekordi i vogël.

Kur luan kundër tij dhe kur sheh tërbimin dhe urrejtjen me të cilat ai bën lëvizje vendimtare, ose me të cilën dërgon topin në drejtim të portës, kupton që ka kategori të ndryshme futbollistësh”, deklaroi Buffon.

“Luajtëm kundër të ekipi të madh dhe u mundëm keq, 3-0 është një rezultat që nuk të lë vend për justifikime.

Por, nëse analzojmë me qetësi ndeshjen, edhe mund të themi që është një disfatë e rëndë për atë që u pa në 60’ minuta. Pjesën e parë zhvilluam ndeshjen që duhej të luanim, në mënyrë shumë inteligjente, më pas goli në përfundim të fraksionit të parë na demoralizoi dhe destabilizoi.

Ky nuk është një justifikim, por një motiviacion real dhe diçka që nuk duhet të ndodhë më. Në fund, nëse ne do të kishim forcën mendore për të qëndruar në ndeshje, me siguri nuk do të ishim mundur me rezultatin 3-0, përkundrazi do të kishim realizuar raste për gol.

Nevojitet të luajmë njëlloj, me të njëjtin besim dhe qetësi, diçka që e humbëm pasi kaluam në disavantazh. Kjo është diçka ku duhet të përmirësohemi. Ne arrijmë të qëndrojmë në ndeshje kundër dy apo tre skuadrave që janë ende një shkallë sipër nesh,  nëse nuk humbasim një tip kompaktësie. Nëse e humbim, atëherë nisin problemet”, komentoi portieri veteran i bardhezinjve.

“Që vitin e kaluar e kisha klasifikuar Dybala-n mes pesë futbollistëve më të mirë në botë, madje në disa momente të caktuara nuk do të kishte bërë kontrast edhe nëse do të ishte renditur mes treshes më të mirë në univers.

E konfirmoj këtë gjykim mbi atë, përtej faktit që një futbollist mund të shfaqet më pozitivisht, ose më dobët në një ndeshje të veçantë, edhe më shumë, duke marrë në konsideratë faktin që Juve në Barcelonë nuk ka shkëlqyer në tërësi, duke mos i mundësuar atij që të ekzekutojë paraqitjen më të mirë të mundshme.

Me vijueshmërinë e performancës që ka shfaqur në këto një vit e gjysmë, besoj se e ka merituar vëmendjen e madhe. Meqenëse kam luajtur me dhe kundër futbollistëve të mëdhenj, mund të them se Paulo bën pjesë në rrethin e kampionëve të mëdhenj”, deklaroi Buffon.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *