Bufon: Kampionati i ardhshëm do të jetë i vështirë

anazapta

Kapitenët e Juventusit flasin rrallë, por kur e bëjnë këtë, duhet t’i hapësh mirë veshët dhe t’i bësh sytë katër. Mesazhi i Xhanluixhi Bufon nga Kalifornia, është shumë i qartë. Juventusi është forcuar, por kujdes, kampionati do të jetë shumë më i vështirë. Dhe po kaq e vështirë është ta fitosh Skudeton për të tretin vit radhazi.

 

Xhixhi Bufon, çfarë menduat kur morët vesh që Tevezi do të bëhej shoku juaj i ekipit?

Që ishte një sinjal i mirë, sepse ai bën pjesë tek ata kategori lojtarësh që zhvendosin ekuilibrat. Ardhja e tij na ka bërë krenarë, sepse nëse një kampion si Tevezi na ka marrë në konsideratë, do të thotë që e kemi merituar të jemi zgjedhja e parë.

 

Por kjo a është një temë që vlen edhe për çështjet e Gomezit dhe të Higuainit? A po kthehet Seria A kampionat tërheqës për të huajt apo vetëm po presim futbollistë që kanë dalë ‘skarco’?

Napoli dhe Fiorentina kanë ecur përpara duke luajtur një futboll me stil europain dhe shumë të bukur për tu parë. Ne jemi duke rikuperuar besueshmëri, dhe projektet tona po vihen në dukje.

A po vini re edhe një konkurrencë më të kualifikuar?

Milani është konkurrues edhe pa bërë blerje të bujshme, Interi goditjen e bëri me trajnerin dhe niset nga një bazë lojtarësh prej 6-7 syresh shumë të rëndësishëm dhe mjaftueshëm të rinj.

Por a është e vërtetë që frikë ju sjell sidomos Napoli?

“Napoli gjithmonë na ka bërë të kemi frikë, sepse trajneri ka bërë një punë të madhe dhe klubi gjithashtu ka ecur me plan. Ka pasur një ndryshim radikal, por Benitezin unë e vlerësoj shumë dhe gjithmonë ka qenë një fitimtar.

 

Pra do të thotë që ju keni akoma më shumë frikë, Bufon?

Po kam shumë, që të mos të fitoj.

 

Deri këtu keni arritur?

Po mirë le të themi pakëz, të fitosh gjithmonë nuk është e mundur. Fakti që ekipet e tjera janë forcuar do bëjë që ne të jemi gjithmonë në gatishmëri, por ka edhe rrezik që ne ta pasojmë si pasojë e gabimit njerëzor.

 

A mund të ndodhë që në fund metodat e Kontes të mos hyjnë në punë?

Mua s’më duket kështu. Madje mënyra e tij e të punuarit do an ndihmojë nëse do të ngecim diku.

 

A mund të konsiderohen më të forta ekipet të cilat edhe kanë blerë, por dhe kanë humbur kampionë si Jovetiçi dhe Kavani?

Fiorentina ka një lojtar si Bepe Rosi në sulm që kthehet ai që ka qenë më parë, me Gomezin do të formojë nj dyshe të një niveli ndërkombëtar. Kurse Napoli nuk ka marrë vetëm Higuainin: pra nga largimi i Kavanit ka fituar më shumë.

 

A kishit frikë se Vidali do të ikte tek Reali?

Jo, sepse kur një djalë është pjesë e grupit, konsiderohet nga ne të gjithë, për tifozët është një idhull, për më tepër që ndodhet në Torino ku jetohet mirë, pra ka vlerë që në fund respektohen. Mendoj se nga këto s’të vjen dëshira për të ikur.

 

A jeni gati për Ligën e Kampioneve?

Një shorte mund të bëjë diferencën, shumë diferencë për ne. Ndërkohë të kalojmë një herë turnin e parë e pastaj të shikojmë. Paradoksalisht vitin e kaluar i shkoi më mirë Çelsin, që ne e eliminuam, por që fitoi Ligën e Europës. Them se gjithnjë është më mirë të ngresh një trofe ën fund.

 

E imagjinoni veten me trofeun Ligës së Kampioneve në dorë këtë sezon?

Jo, nuk e imagjinoj.

 

E shikoni veten diku tjetër, ndoshta tek Reali?

S’do ishte një zgjedhje që do sillte përfitim në të ardhmen nga ana e Realit. Duhet te logjikosh, unë kam 13 vite tek Juvja, dhe ndihem mirë këtu, tani nuk i interesoj më njeriu.

 

E imagjinoni veten me një tjetër Kupë Botë duke e ngritur?

Botërori në Brazil do të jetë aktiviteti më tërheqës që një lojtar mund të imagjinojë për të luajtur dhe ne jemi një përfaqësuese e mirë, e përbërë realisht nga burra e djem shumë të disiplinuar, të bashkuar që kanë dëshirë që të sigurojnë një vend nderi në historinë e kombëtares së Italisë. Jemi një ekip në rritje, që mund të luajë ndaj kujtdo.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *