Bugajski: Faktorët që kanë provokuar polarizimin në Amerikë

Ornela

Janusz Bugajski

Polarizimi politik në thellim i Amerikës ka filluar t’i ngjajë gjithnjë e më shumë politikës shqiptare. Sistemi dy-partiak, i cili i ka shërbyer Shteteve të Bashkuara në mënyrë të admirueshme përgjatë shekullit të kaluar, tashmë është kthyer në një burim përçarjeje të thellë që po krijon dy shoqëri paralele. Dhe hetimi zyrtar për shkarkimin e presidentit Donald Trump, në prag të fushatës zgjedhore të 2020, do ta polarizojë edhe më tej kombin.

Partia Republikane dhe Partia Demokratike u ndërtuan në mënyrë tradicionale si (dy) lëvizje përfshirëse që përshkuan gama të gjera pozicionimesh politike dhe ideologjish dhe bënë të heshtë ekstremizmin e mundshëm. Të dyja ato përfshinë centristët, të moderuarit dhe internacionalistët, të cilët ia dilnin të gjenin rrugë të mesme takimi për të arritur konsensuse dhe kompromis në Kongres. Gjatë njëzet viteve të fundit, edhe para se Donald Trump të dilte në skenë, ky bashkëpunim i dyanshëm ishte konsumuar. Dhe nën presidentin Trump, ajo praktikisht është zhdukur.

Një numër faktorësh e kanë provokuar polarizimin në Amerikë dhe (në horizont) nuk duket se mund të ketë një ribashkim. Së pari, të dy partitë kanë përfshirë gjithnjë e më shumë ata që konsideroheshin më parë me pozicione politike ekstremiste, qoftë ultra të djathta apo të majta. Në mesin e republikanëve janë përfshirë fondamentalistët e krishterë, ksenofobët kombëtarë dhe supremacistët e bardhë. Në mesin e demokratëve, socialistët militantë janë zhvendosur më në plan të parë. Megjithëse ata nuk e kanë shtirë partinë në dorë, zërat e tyre dëgjohen gjithnjë e më shumë nga liderët e saj, të cilët,duke vënë në jetë disa nga ‘recetat’ e tyre politike,po e shtyjnë partinë (larg) nga qendra.

Së dyti, ndarjet rajonale janë forcuar në SHBA jo vetëm midis “shteteve të kuqe” të republikanëve dhe “shteteve blu” të demokratëve, por edhe midis qytetit dhe fshatit, qyteteve më të mëdha dhe atyre më të vogla, si dhe midis grupeve të ndryshme etnike dhe niveleve të shoqërisë. Kjo nënvizohet nga retorika “ne kundër tyre”, e nxitur edhe nga mediat e njëanshme si dhe nga rrjetet sociale dixhitale, të cilat forcojnë njëanshmërinë dhe paragjykimet.

Së treti, rënia ekonomike në zonat industriale të mes-perëndimit ka zhgënjyer shumë njerëz nga “politika, si zakonisht”. Kjo është një antipati në rritje për autoritetin politik dhe elitën kombëtare, të cilët besohet se i përçmojnë njerëzit e zakonshëm. Kjo ndjesi privimi së bashku me  varfërimin ka nxitur një prapavijë populiste që shfrytëzohet vazhdimisht nga Trump. Kjo ndjenjë është ushqyer gjithashtu nga një nativizëm i ringjallur, që ka bërë shumë të bardhë të varfër të besojnë se pakicat etnike dhe emigrantët kanë përfituar ekonomikisht në kurrizin e tyre.

Faktori i katërt i polarizimit është vetë Trump, personaliteti, deklaratat dhe politikat e të cilit eliminojnë çdo ‘rrugë të mesme’. Shumica dërrmuese e shtetasve ose e dashurojnë ose e urrejnë atë. Ai gjithashtu po e shndërron partinë republikane në kultin e një personaliteti, në të cilin udhëheqësi nuk mund të bëjë gabime dhe kinse po pastron “kënetën e Uashingtonit” nga korrupsioni politik. Mesazhet e tij të thjeshta dëgjohen nga ata votues që kanë njohuri të kufizuara mbi funksionimin e institucioneve dhe politikave.

Demokratët mund të imitojnë kultin e Trump nëse ata gjejnë një figurë karizmatike të gatshme për ta shtyrë partinë drejt së majtës së ekstremit. Në të vërtetë, ekziston frika se një reagim politik kundër Trump në zgjedhjet e vitit 2020 mund të sillte në plan të parë politikanë më militant ose “përparimtarë”, të cilët do ta “shterojnë” sërish qendrën e moderuar dhe do të lënë pak hapësirë ​​për dypartishmëri.

Të dy partitë, si ajo republikane ashtu edhe ajo demokratike, janë duke i shtypur të moderuarit dhe centristët. Politikat për konsensus, centrizmi dhe moderimi tashmë dënohen gjerësisht nga ekspertët e njëanshëm dhe politikanët ambiciozë si dëmtuese për Amerikën. Si rezultat, grupe të mëdhenj të popullatës po jetojnë në realitetet paralele të interpretimit të tyre të zhvillimeve të brendshme.

Mbetet ende një zonë shprese, pasi disa elementë thelbësorë të politikës së jashtme vazhdojnë të gjenerojnë bashkëpunim dypartiak. Paradoksalisht, NATO duket të jetë ngjitësi që mban të mbledhur politikën në Uashington, pasi ka një dakordësi dërrmuese (në numër) mes të dy palëve në Dhomë dhe në Senat se Aleanca duhet të mbrohet, edhe pse Trump ka vënë pikëpyetje mbi arsyetimin për ekzistencën e saj. Ekziston edhe konsensusi dypartiak në lidhje me Rusinë si kundërshtari kryesor i Amerikës, megjithëse vetë Trump është përpjekur ta ndryshojë këtë në mënyrë që të mbrohet kundër akuzave që Moska e ndihmoi atë të fitonte zgjedhjet e vitit 2016.

Nëse polarizimi dhe radikalizimi vazhdojnë të thellohen, sistemi dypartiak i Amerikës mund të jetë nën një kërcënim më të madh.  Do të shfaqen mundësitë për një parti të tretë të qenësishme. Secila nga dy partitë e mëdha të dëshmojë thyerje dhe rënie, nëse humbet zgjedhjet presidenciale dhe kongresale të nëntorit 2020. Shumica e anëtarëve dhe mbështetësve kanë tendencë të qëndrojnë besnikë kur partia është fitimtare, edhe nëse ata kanë dyshime për udhëheqjen. Por ka më shumë gjasa që ata të kërkojnë alternativa nëse zgjedhjet humben.

Dita 43, Albania

AMERICA’S POLITICAL POLARIZATION

Janusz Bugajski, 8 November 2019

America’s deepening political polarization increasinglyresembles Albanian politics. The two-party system which has served the United States admirably over the last century is now a source of deep division that is creating two parallel societies. And the impeachment investigation of President Donald Trump on the eve of the 2020 election campaign will further polarize the nation.

The Republican and Democratic parties were traditionally constructed as broad movements that spanned a wide range of political positions and ideologies and muffled potential extremism. They bothincluded centrists, moderates, and internationalists who could meet in the middle to forge consensus and compromises in Congress. Over the past twenty years, even before Donald Trump came on the scene, this bipartisanship has eroded. And under President Trump it has virtually vanished.

Several factors have driven America’s polarization and there seems to be no resolution in sight. First, the two parties have increasingly included what were previously considered fringe policy positions, whether ultra-rightist or leftist. Among the Republicans this has included Christian fundamentalists, national xenophobes, and white supremacists. Among the Democrats, militant socialists have movedcloser to the forefront. Even if they have not captured the party their voices are increasingly heard by its leaders who incorporate some of their policy prescriptionsand steer the party away from the center.

Second, regional divisions have hardened in the U.S. not only between Republican “red states” and Democrat “blue states,” but also between town and country, larger and smaller cities, and between different ethnic groups and social sectors. This is undergirded by the rhetoric of “us against them,” fueled by a partisan media and by social digital networks that reinforce partisanship and prejudice.

Third, the economic downturn in industrial areas of the mid-West has disillusioned many people with “politics as usual.” There has been a growing resentment of the political establishment and national elites who are believed to look down on ordinary citizens. This sense of dispossession and impoverishment has driven a populist backlashthat is constantly exploited by Trump. It is also perpetuated by a resurgent nativism that has left many poor whites feeling that ethnic minorities and immigrants have benefited economically at their expense.

The fourth factor of polarization is Trump himself, whose personality, statements, and policies eliminates any middle ground. He is ether loved or hated by the overwhelming majority of citizens. He is also transforming the Republican party into a personality cult, in which the leader can do no wrong and is allegedly cleaning the “Washington swamp” from political corruption. His simplistic messages resonate among voters who have limited understanding of how institutions and policies actually work.

Democrats can emulate the Trump cult if they find a charismatic figure willing to push the party to the far left. Indeed, there are fears that a political rebound against Trump in the 2020 elections could bring more militant or “progressive” politicians to the forefront who will again drown out the moderate center and leave little room for bipartisanship.

Both the Republican and Democratic Parties are squeezing out moderates and centrists. Consensus politics, centrism, and moderation are now widely condemned by partisan pundits and ambitious politicians as actually damaging for America. As a result, large sectors of the population are inhabiting parallel realities in their interpretation of domestic developments.

One area of hope still remains, as several core elements of foreign policy continue to generate  bi-partisanship. Paradoxically, NATO seems to be the glue that holds politics together in Washington, as there is overwhelming agreement among both parties in both the House and Senate that the Alliance must be defended, even when Trump has questioned the rationale for its existence. There is also bi-partisan consensus regarding Russia as America’s pre-eminent adversary, although Trump himself has tried to reverse this in order to defend himself against charges that Moscow helped him win the 2016 elections.

If polarization and radicalization continue to deepen, America’s two-party system may come under increasing threat. Opportunities will appear for a viable third party and the two major parties could witness fractures and defections if either lose the November 2020 presidential and congressional elections. The majority of members and supporters tend to remain loyal when the party is victorious, even if they have doubts about the leadership. But they are more likely to seek alternatives if elections are lost.

*****

Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
3 Comments
  • Kundershtimet e egra karieriste te verbra dhe te vazhdueshme,vulgare dhe qesharake,qe vazhdon te ndeshet prej vitesh politika e Trump,e cila po perpiqet ta coje haken perseri tek i zoti.qe eshte amerikani inteligjent dhe puntor,tregon se sa mbrapesht ka ecur Amerika para tij.
    Keto forca regresive asnjehere nuk e kane lene te qete,duke i futur pengesa dhe terhequr vemnedjen nga reformat e shumta,per ta ringritur Ameriken ne nivelin e dikurshem te saj.
    Kundevenie te verbra jo vec nga kongresi karierist,ne perberje cfaqet dhe islamiste dhe antiamerikane te hapura,por dhe nga nje mase emigrantesh latine dhe nje pjese e popullsis e zeze,qe preferojne perfitime pa pune dhe kane mbushur burgjet.
    Dhe perspektiva eshte e erret,pasi ata shtohen shume me teper se popullsia e bardhe,dhe nga vitet dyzet,parashikohet,qe SHBA_ja,ka per te pasur gjate gjithe kohes nje president me ngjyre dhe ahere Amerika ka per tu ndjere nje kopje e Afrikes se jugut,ku tani nuk merre vesh qeni te zone dhe racizmi i zi,po ben kerdine kunder njerezve te bardhe. dhe ku askush nuk ndihet me i sigurte.

  • Eu Bugajski. Sikur s’ta ka ngene njeri per polarizimin ne Amerike.
    Shqiptaret po ngelen pa uje, se po jua vjedh tubacionet qeveria me horrat.
    Po ngelen pa pensione se po jua vjedh parate shteti me PPPte e rrugeve.
    Po ngelen pa Atdhe se po jua vjedh Ramuti me Serbo-Shengenin dhe Jugun grek..
    Ti na flet per polarizimin ne Amerike.
    Eshte luks te flasesh per Ameriken kur te bluan e keqja ne Shqiperi

    • mirel konia,,, eshte trashgnimi nga koha e dylberit te madh te ketij populli te pjerdhur,,,,,,,qe I qajme hallin kalorsit nga I varen kembet dhe sa uri ka ky kalores ne kete jete.!!!!
      Ky koqija I kandarit e degron kete mjerim 80 vjecar matan oqeanit te mesoje sa probleme ka populli ,qe gjysmen e tavolines si demokrati si republikani kur mbaron te gjitha I hedh ne kosh te pleherave se perton ti ruaj per te nesermen,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *