A mposhtet Putini? “Skenari i shpërbërjes” sipas Bugajskit dhe e vetmja strategji që mund t’ia dëmtojë vetëbesimin

J L

 

Nga Janusz Bugajski

Botuar në DITA

Ndërsa forcat ushtarake ruse në Ukrainë përparojnë, Putini, dukshëm, ka arritur në përfundimin se Moska mund t’i bëjë ballë sanksioneve të reja financiare, madje edhe izolimit të Rusisë nga Perëndimi.

Ai është i bindur se NATO nuk do të luftojë për Ukrainën dhe po përllogarit se uniteti perëndimor do të fillojë të dobësohet, teksa lufta vazhdon dhe sanksionet dëmtojnë edhe ekonomitë europiane. Por edhe nëse ambiciet e Kremlinit për pushtim ngrijnë, Uashingtonit i duhet të përpilojë një strategji të re madhore për të de-imperializuar Rusinë.

Qeveritë perëndimore kanë tentuar politika të shumta mbrojtëse dhe reaguese për të kufizuar ekspansionizmin e Moskës. Por dështimet e tyre në të shkuarën, në Kremlin kanë përforcuar idenë se Perëndimit i mungon vullneti për t’iu kundërvënë një Rusie agresive.

E vetmja strategji që mund të dëmtojë vetëbesimin e Putinit duhet të fokusohet në të ardhmen e vetë Rusisë. Një qasje e tillë kërkon objektiva dhe metodologji të qartë.

Qëllimi përfundimtar do të ishte ndalimi i ofensivave neo-perandorake të Rusisë duke ndihmuar qytetarët e saj të transformojnë vendin e tyre në një federatë të mirëfilltë, e cila i pranon fqinjët si shtete të pavarura dhe të afta të vendosin vetë për aleancat e tyre ndërkombëtare.

Kopertina e Ditës, 7 Mars 2022

Sidoqoftë, pasi ky “skenar transformimi” është gjithnjë e më i pamundur për shkak të rezistencës që Kremlini shfaq ndaj çdo reforme politike, politikbërësit amerikane duhet të përgatiten për një mundësi alternative: “skenarin e shpërbërjes”.

Kur në mesin e rënies ekonomike dhe një embargoje që dëmton financiarisht, federalizmi dhe pluralizmi nuk arrijnë të materializohen, atëherë zërat separatist do të jenë më tërheqës. Kremlini do të ketë ulje të mbështetjes për sulmet e tij të jashtme, kur politika e brendshme të bëhet më konfliktuale, burimet të shfrytëzon më pak dhe qytetarët të mos binden më.

Vetëm pak vite para rënies së tij, Bashkimi Sovjetik u përfshi në nisma të shumta ushtarake jashtë vendit, mori nën kontroll gjysmën e Europës dhe vazhdonte të trumbetonte epërsinë e tij ekonomike ndaj Perëndimit, teksa fshihte krizën e brendshme.

Politikat e jashtme të ashpra të Moskës shërbejnë për të fshehur rënien e brendshme dhe dështimin e shtetit në Rusi. Në të vërtetë, përshkallëzimi i problemeve të brendshme ka të ngjarë ta bëjë regjimin rus më agresiv dhe më konfrontues në mënyrë që të tregojë forcën e vet përpara se kapacitetet t’i zvogëlohen në mënyrë domethënëse.

Protestat masive në Bjellorusi mbi manipulimin flagrant të zgjedhjeve, verën e vitit 2020, ishin një paralajmërim paraprak për Moskën. Urtësia konvencionale/tradicionale mbi pasivitetin e popullit bjellorus reflekton imazhin e përhapur për shtetasit rusë.

Por protesta në mbështetje të protestuesve bjellorusë u raportuan në mjaft rajone të Rusisë. E megjithëse tubimet në fund u shtypën, ndërsa shkaqet e protestave nuk u adresuan as në Rusi as në Bjellorusi.

Demonstratat e papritura kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe sulmet ndaj godinave qeveritare në Kazakistan, në fillim të janarit 2022, shërbyen, po ashtu, për t’i kujtuar Moskës se zemërimi i popullit zien nën sipërfaqe.

Imazhi i stabilitetit dhe pasivitetit të popullit, për të cilat Bjellorusia dhe Kazakistani janë të famshme, nuk mund të merret si të mirëqena as për Rusinë. Për më tepër, ngjarjet me ndikim, si rënia e vlerës së monedhës dhe rënia e shpejtë e standardeve të jetesës mund t’i përshkallëzojnë trazirat publike.

Rritja e trazirave të brendshme mund ta bindë regjimin në Rusi se një strategji më e guximshme dhe më e rrezikshme e politikës së jashtme sjell përfitime të brendshme. Por një politikë e tillë mund të ketë ndikim krejtësisht të kundërt.

Stepja ushtarake në Ukrainë me humbje që shtohen në mesin e forcave të armatosura të Rusisë, mbledhja e provave të krimeve të luftës prej Kremlinit ndaj civilëve dhe sanksionet ndëshkuese të perëndimit nuk do të jenë të volitshme për Putinin. Regjimet në Rusi që i humbin luftërat ose nuk munden t’i fitojnë ato kur kanë “luajtur aq shumë mbi fitoren”, bien.

Lufta për pushtet brenda shtresës në pushtet, më pas, mund të shpërthejë fuqishëm.

Në një video-konferencë, së fundmi, Putini hodhi poshtë një propozim që rajonet ruse të cilët nuk duan të jenë më pjesë e shtetit, të lejohen të ndahen. Ai paralajmëroi një përsëritje të luftërave të përgjakshme si në ish-Jugosllavi, kur shpërbëhej gjatë viteve 1990, dhe u shpreh se kishte rreth 2,000 pretendime territoriale në mbarë vendin që duheshin trajtuar me “shumë seriozitet”, pasi ato mund të shpërbënin Rusinë.

Pohimi i Putinit tregon se kushtet brenda vendit po përkeqësohen në disa fronte jetike: ekonomike, demografike, sociale, rajonale, etnike dhe politike.

Është në interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së që të ndihmojë Rusinë ose të federalizohet ose të shpërndahet, të decentralizohet ose të shpërbëhet. SHBA-së i duhet të zhvillojë një strategji paraprake për menaxhimin e rënies së Rusisë duke mbështetur rajonalizmin dhe federalizmin, duke pranuar aspiratat për sovranitet dhe mëvetësi, duke përshtatur pozicionin e fuqive të tjera të mëdha, duke forcuar sigurinë e vendeve në kufi me Rusinë dhe duke promovuar trans-Atlantizmin dhe trans-Pacificizmin  në mesin e shteteve që formohen nga një Rusi në shpërbërje.

Neglizhimi i dështimit të shtetit rus mund të jetë më i dëmshëm për interesat perëndimore sesa parapërgatitja për të menaxhuar pasojat ndërkombëtare të kësaj. Rënia e papritur e Bashkimit Sovjetik mbi tridhjetë vjet më parë duhet të shërbejë si mësim se revolucionet gjeopolitike ndodhin pavarësisht nga mohimet e Kremlinit apo aderimi i Perëndimit në një status quo- kalimtar.

 

——

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
18 Comments
  • Ishin shtetet kloniale perendimore që mbanin popujt Aziatik koloni dhe i lehtësosej Rusisë pushtuese zgjerima pa kurfar vështirisë mbi gërmadhat Osmane dhe kolonotë Angleze në Europë e Az ku edhe sot 1/2 e popujve në Rusi janë jo,rus

    • Koment i pavertetushem ne as edhe nje fakt historik…. ne as edhe nje fakt historik….
      …jane sofizma justifikime per te perligjur nje agresion kriminal kunder nje shteti te pavarur..
      Mos valle ti nje funksionar i ambasades ruse ne Tirane dhe qe e “vret” kohen me te Rame me d..re te hajdarit ose te Rame mendore prej neofashisti rus….

  • Hajduti bertet: ‘kapeni hajdutin’! Keshtu edhe Bugajski flet per de-imperializimin rus, duke “harruar” te flase per de-imperializimin amerikan, qe ka baza ne cdo cep te botes! Drejtesia bazohet ne pa-anshmerine me pare, dhe jo ne servilosjen ndaj te madhit!

    https://fjalecimbuese.wordpress.com/lopa-putin/

    https://fjalecimbuese.wordpress.com/ukrahina/

    https://fjalecimbuese.wordpress.com/shkaqet-ukrahina/

    https://fjalecimbuese.wordpress.com/paralele-ukrahinase/

  • Ki amerikani nuk e di se cfare jane sllavet.Jane popull nacionalist gjakatar.Historikish kerkojne t’u presin kokat kombeve qe nuk mendojne se ata jane te paret ,e tjeret pas.Putini shpall Shqiperine vend armik!?Serbet pretendojne se Kosova eshte zemra e Serbise!?Se ka le dreqi nuk eshte degjuar kjo rrene.

  • Ti themi Bugajskit paksa te vertet,
    qe mbare bota e di mire komplet,

    Amerika jote kur iku nga Afganistan,
    e turperuar edhe me bishtin ner shal,
    atje la pas shkaterrimin edhe te vrare,
    por ky Perendimi nuk e tha dot nje fjal,

    Ishte Amerika me bombardime ne Siri,
    qe ti bente “peshqesh” atyre Demokraci,
    te vrare plot shkaktoi edhe atje ashiqare,
    por Perendimi mbylli goje e s’u ndie fare,

    Ky eshte Perendimi qe hiqet si Etalon,
    edhe Demokraci thote se po eksporton,
    kur Amerika bombardoi Siri e Afganistan,
    femije la jetim, plot te rinj u bene kurban,

    Agresioni si i tille quhet vetem kur e ben Rusia,
    kur Amerika bombardon – E ben Demokracia !

    • Po shkruan budsllalleqe!
      Ti je nje njeri pa tru!
      Amerikanet iken sepse nuk i perzuri kush me lufte aq sa gjysma e miletit deshi t’u largonte me perendimoret… Po kur u larguan sovietiket a ndodhi njelloj..?!?… E dyta: amerikanet dhe perendimoret u larguan sepse shoqeria multietnike afgane eshte ende ne stadin e mesjetes se hershme…. pastaj edhe nje nivel i ulet i psikikes umane qe karakterizon vendasit atje.., e per fat te keq jam i detyruar qe ta them kete gje.., pa paravije ose prapavije raciste o diskriminuese….
      Kur nje popull si ai afgan nul qe’ ne gjendje te shenoje e beje progres social.., atehere perendimoret i braktisen…
      …..

      • Rapsod, ke thene gjithcka shume qarte!

        Sa per ty Paku me tru pak! Do beje mire te mesoje ca shqip me pare para se te shpalosje QarteSi te e tua.
        Vetem nje budall si ti mund te shkruaj – budsllalleqe –

        • Shko ore dhiu, te me rrefec mua shqipen ti… ore analfabet qe paske mesuar te shkruac ne gjuhen shqipe.., Medet… u ngriten plehrat sociale si ty, te me tregoje gjuhen shqipe….
          ..ti mor injorant me 1 e gjysme shkolle te japesh mend mua.. e kushedi po ia rrefeke tane mehalles komentin “brillant” te publikuar… komenti yt i pare nuk i pergjigjet asgjekundi realitetit: je injorant total!

        • Edhe qente endacake te rrugeve te Tiranes jane me shume inteligjent se ty… mbeturine sociale.. ja kush je…
          Injorant me as 2 klase shkolle…
          PppppttTtttttuuUuuuuuhhhHhhhhhh

          • Paku torollaku, shko ne shkolle se te duhet Shume pune te mesosh gjuhen e shkruar se pari, pastaj eja te sillesh ketej neper kembet tona per te replikuar or krric Gamori.

    • Qelbesire! Mua do te me tregosh bukur shkrimin e gjuhes shqipe…
      Dmth: ti do te mesosh mua?.
      Mua?
      Hahahhhaaaaaaaa aaaaa aaaaaa
      Erresira e logjikes tende, erresira e plote ku zhytet truri yt i prapambetur, s’mund te imagjinoje dot..,, se kujt ti i po tregon “arat” e gjuhes shqipe….?!?.. kukuku medet.. medet per ty… Prapanik i mjere…
      Ti more pleh golloborde do te me tregosh mua shtigjet e gjuhes shqipe…?..
      Pleh si puna jote, Shqiperia ka shume.., e per fatin e keq te vendit tone: jeni ju si kategoria sociale qe demtoni ne cdo aspekt vendin tone : mjere Shqiperia per plehrat e veta sociale qe duhet ti pastroje…. Do te bejme Durim!!

  • @ Komentues Shqiptar

    dhe

    @ Komentues Shqipfoles

    TE GJITHA SHTETET E BOTES KANE NJE VEND TE MADH ALEAT.

    Midis Imperializmit Amerikan dhe Imperializmit Rus,

    Midis Demokracise Amerikane dhe Dhjerokracise Ruse,

    UNE SI SHQIPTAR ZGJEDH IMPERIALIZMIN AMERIKAN.

    UNE SI SHQIPTAR ZGJEDH DEMOKRACINE AMERIKANE.

  • Se për pak harrova:

    LARG DUART NGA FORUMET E SHQIPTARISË !!!

    Putinet e Rusise,

    Putanat e Serbise,

    Putanat e Greqise.

  • Mr. Bugajski:

    1. Ne qofte se deshira tende e “sinqerte” realizohet:

    2. Kush del i fituar ne se “Rusia Shperbehet” ?

    3. Kush do e mbushe vakumin e krijuar?

    4. Kush do i administroje territoret e “Ish Rusise”?

    5. A do fuqizohet apo do dobesohet “Stabiliteti Boteror”?

    6. A do fillojne te gjithe vendet e zhvilluara industriale te kene arme nukleare?

    7. Kush do jene shtetet qe do perfitojnee me shume, pasi i krijohet mundesia te zoterojne territore te reja si ne Siberi, ne ish republikat dhe krahinat autonome te Rusise, ne ishujt e gadishujt e Rusise ne Oqeanin Paqesorme?

    8. Kush do i kete territoret ne lindjen e largeme qe perfshijne dhe Vladivostokun?

    9. A do kete mundesi Amerika te krijoje struktura, institucione nderkombetare qe paqa ne bote te jete me e mbrojtur?

    10. Un besoj se po te krijohen shume “fuqi te medha industriale – ushtarake” ato do kene nevoje per “hapsira jetike” per minerale, nafte, gaz, toka bujqesore, pika strategjike etj”

    11. Ne keto kushte “reziqet e shkaterrimit nuklear” te globit do te shumfishohen.

    12. Mendoj gjithashtu se ne te ardhmen, per shkak te demtimetve te klimes, rritjen e temperatyres dhe niveleve te detit,…etj do kemi emigracione te qindra miliona njerezve.

    13. Te perkrakura nga qeverite e shteteve ku jetonin, ato do te drejtohen drejt Siberise, ……, Amerikes, Kanadase, Australise,….qe kane hapsira te jashtezakoneshme ne te cilat kushtet natyrore do permiresohen me kalimin e kohes.

    14. Un besoj se Amerika nuk do veproj kunder interesave te saja strategjike qe mund te jene ne drejtim te kundert te “Vendeve qe do perfitojme per disa dekada” nga renia e Rusise, por qe me vone do filloje te ngaterrohen njeri me tjetrin.

    15. Ne: “E kemi lidhur fatin me Ameriken dhe besojme se ato do e zgjidhin drejt kete situate te komplikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *