Edhe pse ishte propozuar nga produksioni kinematografik i Beogradit që në Shtëpinë e Kulturës në Bujanovc të shfaqet filmi Ruso-Serb “Kufiri ballkanik” i cili ka përmbajtje të urrejtjes mes popujsh, drejtori i këtij institucioni kulturor Jetmir Ismaili nuk ka lejuar që ky film të transmetohet.
“Na i kanë dërguar nga produksioni kinematografik i Beogradit që ta shfaqim në Shtëpinë e Kulturës. Unë isha në pushim, kur erdha në punë punëtorët më treguan se ka mbërritur filmi.
Unë menjëherë hulumtova në internet për përmbajtjen e tij dhe kur kuptova cila është përmbajtja menjëherë urdhërova që ky film mos të shfaqet”, është shprehur për portalin “Presheva”, Jetmir Ismaili.
Filmi Ruso-Serb “Kufiri ballkanik” ka shumë skena të cilat kanë për qëllim nxitjen e urrejtjen mes popujve. Prestigjiozja Britanike “Times” ka vlerësuar se ky film “minon” paqen rajonale.
v.l/ DIta

Kujdes se serbet jane shume pervers ne kinematografi.
Ja dhe propaganda ruse ne aksion. Ne vend qe me keto 3.5 milion euro qe shpenzuan per kete film te ndihmon familjet e varfera ruse ne Siberi a gjetke, merren me fabrikime genjeshtrash. Popull skllav!