Sa herë që takohem me Bujar Kapexhiun, dialogët janë plotë të papritura, dialogë që nuk mund të përkufizohen dot, ku në fakt fjalët ndërthuren pambarimisht.
Bujari ngulmon të më flas diçka për letërsinë, por asnjëherë nuk ma përmend misterin mendor të metaforës.Në të vërtetë para shumë viteve, Bujari bëri me mua një intervistë gazmore, plot paradokse humoristike, si të thuash “me spica” dhe madje rafiguroj dhe një karikaturë për mua, ku më paraqet të veshur me akualang, me syzet e shytjes dhe bombulat e ajrit, në këmbëza prej llastiku, duke qëndruar i ulur në tryezën e shkrimit i rrethuar nga dorëshkrimet dhe në muret anash mbushur me pikturat e mia.
Nuk guxova asnjëherë t’ia kërkoja origjinalin e kësaj karikature e cila ishte një metaforë pikturik. Por edhe unë në dialogët me Bujar Kapexhiun flisja më tepër për kinematografinë, për librat me narrativat me pikturave të subjektivuara, për të sfiduar dhe rivalizuar zhanrin e romanit, ndërsa vetëm njëherë i tregova mikut tim artist se Toluz Lotreku, mjeshtri i kulturës franceze e bënte shpesh një pyetje të tillë:”Ku është ndryshimi midis një pikture të bukur, ku portret janë gjithashtu të bukur dhe një karikature, që mbiquhet e bukur por e realizuar me një kompozim me tipare të deforumuara, madje të hiperbolizuara të portreteve?”
Ja një problem i shumëfishtë estetik.
Padyshim një pyetje sa naive aq dhe diturake.
Bujar Kapexhiun e kam njohur që në rininë e hershme.
Natyrisht dhe në filmat shqiptarë ku ai ka aktoruar natyrshëm por jo pa një sens të hollë karikarizimi që është një dimesion artistik: kujtoni për shembull rolin e tij të një mjeshtër të fandaksur, fantazmagorik të shahut.
Përgjithësisht jemi “përplasur” në zyrën e kryeredaktorit të revistës “Hosteni”.
Në këtë revistë,- e cila përbën një Enciklopedi të jashtëzakonshme të Humorit dhe Karikaturës Shqiptare, që për mendimin tim arriti në nivelin më të spikatur europian,- ku kam botuar disa cikle me fabula poetike,- që natyrisht nuk tërhoqën asnjë vëmendje,- si dhe kërkova të demostroja prirjen time modeste për të botuar karikaturat e ndryshme (që në fakt u botuan).
Dashurinë për strukturat e befasishme dhe ndikuese të karikaturës e kisha më tepër nga njohja dhe miqësia ime me artistin e shkëlqyer nga Shkodra Shtjefën Palushi.
Sa herë që shkoja në Shkodër e takoja tek Kafja e Madhe në një qoshk Shtjefëllin në një tryezë të vogël ,-ku ai më thoshte në mënyrë të përsëritur dhe të hareshme “Këtu ka pirë kafe vetë Migjeni”,- ende i ruaj disa karikatura në origjinal, ku ai bënte vetveten dhe pastaj m’i dhuronte.
Njëherë ai në vend që të shtjellonte tiparet e karikarizuara të vetes së tij, bëri një portret me tipare të harmonishme,- pra ” një portret të bukur”- dhe duke ma dhënë më tha: “Ja, Moikom,- kjo është në të vërtet karikatura ime!”
Por Bujar Kapexhiu ndryshonte kaq çuditshëm, por dhe guximshëm nga krijimtaria e Shtjefën Palushi.
Bujari “shpiku” stilin e tij të jashtëzakonshëm.
Ai ishte që para shumë viteve i famshëm.
Nuk është e vërtet ,-që ai u bë i famshëm në këto tri dekadat e fundit.
Por nga guximi krijues stili i karikaturave të tij ka qenë akoma më marramendës.
Dua të kujtoj,- se ilustrimet me karikatura të romaneve humoristikë të shkrimtarit të shkëlqyer Qamil Buxheli ,-të bëra nga Bujari,- ishin gati një vijimësi filmike me figura dhe portrete gati “kubiste” që mua nuk di pse kur kujtonim grafikat e një piktori të madh,- që unë e ndiqja në vitet 80 të shekullit të kaluar ,-që ishte Braque-u.
Ende dhe sot nuk e kuptoj që karikatura të Bujarit nuk i censuroi askush.
Kishte një arsye: karikatura shprehte thelbin e dukurisë që stigmatizonte.
Ajo që më ka bërë përshtypje të përhershme është fakti i pamohueshëm dot,- se për Bujar Kapexhiun gjithmonë karikaturat kishin një linjë narrative të vijimësuar.
Pra karikaturat ishin të përceptuara dhe të strukturuara nga ky artist në formën e cikleve,- ç’ka të kujtonte organizimin, por dhe “sintaksën” e sekuencave filmike.
Kjo mund të shpjegoj pse një artist i filmit- mund të ndjehet i plotësuar, duke i kapërcyer të gjitha pengesat, rutinat, idiotësitë, diferencat e zhanreve, -vetëm duke qenë edhe artist pikturik i karikaturës.
Ajo që ngjante si prirje u bë një vijimësi “pa asnjë fund” tek Bujari.
Ai është bërë i përditshëm si askush.
Bujari i sfidon “pafuqitë e intelektit”,- duke bërë karikaturën e ditës,- pra ai është artisti që e shtrin mendjen e tij rebele në të gjitha ditët e kalendarit për ta vazhduar këtë gjendje të përhershme krijimit,- jo shumë lehtë të shpjegueshme nëpër vite.
Unë nuk di deri më sot asnjë artist të zhanrit të tij, që e bën këtë gjë.
***
Ai ka botuar dhe disa libra albume me karikaturat e tij.
I kam thënë mikut tim Bujarit që “bëmat e politikës së përditshmërisë” do të mbeten më shumë tek karikaturat e tij ,-sesa në krijimet digjitale të TV-ve,- apo në kronikat e mediave në print dhe online.
Nuk ka gjë më efemere sesa raca mediokre dhe paradoksale e politikanëve shqiptare,- në 30 vitet e fundit.
E habitshme është sesi karikaturat politike për këtë racë mediokre kanë një kuptimshmëri ndricuese, -pra iluminojnë mendjet e njerëzve të thjeshtë.
Kjo është vërtet për t’u diskutuar,- ose për t’u shpjeguar.
Si ka mundësi që “regjistrimi karikaturesk” në formën e një ditari (jo të Ana Frankut të famshme),- por të Bujar Kapexhiut,- nuk ka shkaktuar mllef, urrejtje madje dhe hakmarrje të pashmangshme të llojit të “linçimit publik”?
Mundet,- që me një sens ironie të themi ,-se personazhet e poltikës shqiptare mund të eglendisen, por nuk e kuptojnë dot përjetësimin therës që u bën karikatura.
Bujar Kapexhiu është një nga emrat e paharruar tashme e karikaturës shqiptare.
Ai është krahës emrave të tillë si Zef Bumci, Enriko Veizi dhe deri tek karikturisti më i ri “dhe me finesë intelektuale”- Arben Meksi.
Albumi më i ri i Bujar Kapexhiut është një formë elegante e “deformimeve” të kujtesës.
Shikojini karikaturat që lidhen me zhvillimet urbane apo strukturimet e arkitekturave prej betoneve të Tiranës.
Por ato janë të vërteta jo lokale, janë të vërteta universale.
Bujar Kapexhiu është me fat.
Ai është i Shënjuar domethënë ai është ” i Përzgjedhuri”.
Fati i tij është karikatura.
Karikatura nuk është thjeshtë një shpikje e syrit,- por është një shpikje e jashtëzakonshme e mendjes.
Karikatura ngjan sikur ka lindur nga grafika.
Sepse është përherë një substancë grafike.
Por ligjësia formale dhe kompozicionale e karikaturës është një nga format më të hatashme të mendjes, të analizës dhe të sintezës.
Në karikaturë mund të themi e arrin shprehjen maksimale të fuqisë mendore metafora e arteve pikturike.
Metafora bëhet kështu një përjetësim dhe një çudi.
Le të kujtojmë kryeveprën e Pikasos- “Guernikën”.
Në shumë kuptime “Guernika” -është një triumf sublim i karikaturës.
Çdo artist i karikaturës dallohet,- nga mundësitë pa përmasa,- të intelektit.
Karikaturisti zhbiron botën.
Karikaturisti hulumton njeriun dhe universin.
Në kohërat e sotme post-moderne karikatura kërkon një “ekulibër” dhe një “moral të ri Kantian”.
Karikatura na shumëfishon besimin se Lufta Zarathustriane midis të Mirës dhe të Keqes nuk do të përfundoje asnjëherë me një disfatë të pa riparueshme, – ose universshkatërruese .
Sepse e Mira buron nga Shpirti.
Dhe Shpirti është i pashkatërrueshëm dot.
E di,- që Bujar Kapexhiu do të bëj sa të ketë frymë (uroj që të jetoj sa më gjatë!) artin e tij rebel dhe miklues, ironik por edhe qetesues, për të bërë karikaturën e përditshme.
Këto karikatura janë si pasqyrat në librin “Liza në botën e pasqyrave”,- që është plotësimi i librit “Liza në botën e cudirave”.

Shpirt Kaikature
Jepi dita. Nuk lahet muti me shurre i thone ketej nga anet tona.
Zeqo,vazhdon te qendroje mbyllur ne kullen e kesaj gazeta:
Te gjithe shqipove,kapexhiu,ne gjithe keto vite u eshte cfaqur si karikatura me e shemtuar njerzore,duke rendur verber,mbas kockes se hedhur nga shpellaret haxhiqamilas.
Boll citove te huajt, Mojkom. Nuk na solle nje artikull pa dhjete citate!… Na thuaj sipas mendimit tend te thelluar kryekarikaturen e Bujarit. Cakto njeren, me shijen tende! Por ama na gjej nje karikature qe nuk ka tekste neper gojerat e atyre qe gjenden ne karikature.