Bujar Nishani do marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Erdogan

redaktor

Ndërkohë që Edi Rama do jetë në Berlin, për të marrë pjesë në një konferencë për rajonin, të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti Bujar Nishani do jetë në Turqi, ku do marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas gazetës Hurriyet, më shumë se 20 krerë shtetesh dhe qeverish kanë deklaruar se do jenë të pranishëm në ceremoninë zyrtare më 28 gusht.

Erdogan do zëvendësojë në këtë post presidentin në largim Abdullah Guel.

Partia në pushtet ka vendosur që kryeministër do të jetë Ahmet Davutoglu.

Ai do shërbejë fillimisht si kryeministër në detyrë për një ditë, deri më 29 gusht, kur Erdogan do i japë atij mandatin për të krijuar një kabinet të ri.

Në ceremoninë e inaugurimit do marrin pjesë presidentët e Turkmenistanit, Beninit, Ukrainës, Bullgarisë, Moldavisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Somalisë, Kosovës, Etiopisë, Qipros Turke, zëvendëspresidenti i Ganës, etj.

Në ceremoni do jetë edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maizere dhe disa krerë parlamentesh nga Rumania, Gaboni, Pakistani, etj.

Share This Article
1 Comment
  • -ç’eksperience do ti trasmetoje..a do kete fytyre ti jape doren nje njeriu qe ka bere revolucion ne ekonomine e vendit te tij qe edhe aksionet me te medha ne FMN thone se i ka turqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *