Bujar Qamili jep sonte një koncert recital në Pallatin e Kongreseve. I njohur si “bilbili i këngës popullore”, Qamili vjen para adhuruesve të këngës popullore me interpretime live nga repertori i tij i pasur. Në koncert nuk do të mungojnë dhe shumë të ftuar si Zyliha Miloti, Gëzim Kruja, Besnik Çinari, Muhamet Çekini dhe parodistët e Vlorës. Recitali është titulluar “aroma e këngës popullore” dhe të ftuar janë edhe kolegë të këngëtarit, mes të cilëve Artiola Toska dhe Shkëlzen Jetishi. Gjatë koncertit do të interpretohen 18 këngë, mes të cilave duete me të ftuarit dhe këngë të reja.