Bujqësia ka pësuar rritje?

anazapta

Në komunikatën e fundit të INSTAT, për tremujorin e katërt, thuhet me bujë se vetëm bujqësia ka pësuar rritje. Këtë lajm e botoi i gjithë shtypi ditor. Statistikisht kjo shifër qëndron, por duhet të kemi parasysh nivelin në të cilin është dyshemeja e shifrave bujqësore.

Prodhimi i përgjithshëm bujqësor është larg totalit të prodhimit të vitit 1990. Në këto kushte, duhet të jesh shumë i guximshëm, të shpallësh suksese tremujore, mujore etj. Këto rritje bujqësore duhet të shqiptohen, pasi të arrihet niveli i 1990. Vetëm Genci Ruli dhe paraardhësit e tij bënin marifete dhe na shpallnin shifra që nuk kishin lidhje me bujqësinë.

Të kuptohemi. INSTAT nuk paraqet ndonjë manipulim shifrash, por duhet të theksojë se cila degë e bujqësisë krijoi një arritje të caktuar, se sa të flasë për bujqësinë në total. Është zanati i tij si do ta paraqesë, por gjithsesi është kakofoni të komunikosh zhvillim të një sektori ekonomik, që është disa dekada poshtë prodhimit të 1990-ës.

 

Letër e nënshkruar

Illo Foto, Nju Jork

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *