“Buka”, e vetmja demokraci reale!

anazapta

Pas “çekut të bardhë” të të ndjerit Pashko, ishte buka dhe 7 llojet e saj, që ne si shqiptarë do shijonim me ardhjen e demokracisë. Të uritur siç ishim, ky premtim gati-gati na dukej vetë demokracia. Dhe ndodhi që vit pas viti, kjo ëndërr u bë realitet, jo për shkak të ndonjë programi partiak, por për shkak të inercisë së zhvillimit, duke qenë se i gjithë progresi i shqiptarëve, sidomos në aspektin material, buron jo nga politikat e aplikuara të strategjisë së zhvillimit, por nga një zhvillim inercik, që më së shumti është kaotik. E megjithatë, në periudha elektorale, potencohet çdo gjë, sidomos nga të djathtët: liria, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave, por kurrë nuk thuhet se ja, erdhi dita që të hamë shtatë a më shumë lloj bukësh. / E. Hoxha

Share This Article
2 Comments
  • Si ka mundesp si kjo gazete vetem per njerzit e PD shkruen.Sa shkrueni per te ndierin Gramoz Pashko.Pse nuk thuani dicka te tille per Fatos Nano qe u premtoj shqiptarve se po na dhat votat do ju kthejm parat e piramidave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *