“Bukë, kripë e zemër” në faqet e “Indipendent”

redaktor

Një tjetër lajm i mirë për turizmin në veçanti, por sidomos për kulturën kulinare shqiptare, është jehona e bërë në prestigjiozen “Indipendent”. Një udhëtim në shijen e hollë të kuzhinës shqiptare nga Elisabeth Gowing tregon përpjekjen e lëvizjes “slow food” që një grup shefash kuzhine në Shqipëri po e kthejnë në tendencë.

“Është diçka shumë pozitive që Shqipëria po e mbështetë këtë lëvizje ‘slow food’ e cila nisi në Fishtë të Lezhës. Është pozitive për shëndetin, por edhe për ekonominë e vendit. Lëvizja ‘slow food’ mbështet prodhuesin e vogël, prodhimin vendas dhe fermerin”, u shpreh Bledar Kola, shef kuzhine.

Megjithëse kanë kaluar katër vite qëkurse në Shqipëri është themeluar për herë të parë “Convivium Slow Food” nga Altin Prenga, sërish ka problem në gjetjen e produkteve vendas.

“Të punosh me filozofinë e ‘slow food’ është si kamikaz sepse duhet të rrezikosh shumë. Është më e lehtë të marrësh një prodhim që vjen nga vendet nordike për shembull sesa të gjesh një shegë që është e vendit”, vijoi Kola.

Nëpërmjet kësaj lëvizjeje këta shefa këmbëngulin të kthejmë sytë nga vlerat e kuzhinës shqiptare.

“Jufkat e kanë origjinën më të largët sesa spagetit. Në qoftë se ne e kemi këtë realitet të hidhur që kuzhina shqiptare nuk është e modernizuar dhe të shikojmë nga kuzhina italiane, atëherë jemi të papërgjegjshëm”, u shpreh Kola.

“Bukë, kripë dhe zemër të bardhë” shkruan “Indipendent”, duke u futur në palcën e traditës shqiptare, por sidomos duke rritur përgjegjësinë e njerëzve të kuzhinës.

5

6 7 8 9

Share This Article
2 Comments
  • Fatkeqesia jone si popull eshte se shtypi eshte kaq pertoke sa qe te ben te ndihesh keq fare. Lexova artikullin e publikuar ne “The Indipendent” kaq bukur i shkruar sa qe edhe ne gjuhe te huaj te le nje kenqesi pasi e ke lexuar, nderkohe qe perkthimi i tij shume i dobet pas rreshtave te pare te ben qe te mos e lexosh deri ne fund. Pershkrimin e bukuri e tona natyrore, pershkrimin e guzhines tone, pershkrimin e traditave mikpritese shqipetare duhet ti lexojme nga autore e gazetare te huaj. E vetjma gje qe me ben te ndihem mire edhe shpreseplot eshte se varferia e shtypit tone nuk varet nga gjuha por vetem nga padituria e te ashtuquajtureve gazertare. Keshilloj me shume dashamiresi te gjithe gazetaret qe te dalin edhe te shetisin vete vendin edhe jo te mbeshteten tek shetitjet qe bejne te huajt. Edhe ju lutemi shkruani shqip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *