“Bukuria sa dhuratë, aq edhe mallkim”

redaktor

Agnesa Vuthaj, fituese e kurorës Miss Kosova 2003 dhe Miss Albania 2004, ka pohuar se bukuria e saj i ka ndihmuar në rrugën e suksesit, po edhe i ka sjellë sfida në jetë.

“Thuhet që bukuria është dhuratë, por ndonjëherë është edhe mallkim. Historikisht femrat e bukura kalojnë një jetë mes adhurimit dhe urrejtjes, mes dëshirës për t’i pasur dhe lakmisë për të qenë në vendin e tyre”, ka thënë për portalin Telegrafi.

“Mua bukuria më ka ndihmuar të fitoj titujt e bukurisë. Por, sfidat tjera nuk pyesin për dukjen, por për përkushtimin, disiplinën dhe vendimet e duhura në momentin e duhur”, është shprehur Agnesa.

Miss Kosova 2003 dhe Miss Albania 2004 ka thënë gjithashtu se bukuria nuk është “elementi” bazë mbi të cilin ajo mbështetet. E pyetur nëse e tremb mosha dhe e vërteta se një ditë nuk do të duket kaq e këndshme sa sot, bukuroshja pejane është shprehur.

“Ndonëse jam njohur si Miss në syrin e publikut, bukuria asnjëherë s’ka qenë elementi bazë që më ka karakterizuar. E këndshmja është një vlerë përtej së bukurës. E këndshmja nuk njeh moshë. Unë çdo ditë e më shumë ndihem më mirë me veten time dhe më e realizuar”, ka thënë ajo. (r.m.)

Agnesa Vuthaj 1Agnesa Vuthaj 3Agnesa Vuthaj

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *