Ato janë të bukura, të famshme e të pasura, por me disa centimetra më pak. Në një botë ku gjatësia trupore është një ndër kriteret për t’u konsideruar e bukur, Shakira, Kim Kardashian, Eva Longoria, Scarlett Johansson, Kylie Minogue dhe Salma Hayek kanë dëshmuar se ajo nuk është edhe kriter i suksesit.
Bukuroshja e famshme Scarlett Johansson ka arritur famën botërore me role të shumta në film të njohur, por gjatësia e saj nuk i kalon 160 centimetra. Ajo ka arritur t’ia rrëmbejë koleges së saj, Charlize Theron, kontratën me kompaninë “Dior”, e vlefshme 5 milionë dollarë.
Shakira është 157 cm e gjatë, por kjo nuk e ka penguar të bëhet këngëtare e suksesshme në mbarë botën.
“Shtëpiakja” e famshme Eva Longoria ka të njëjtën gjatësi, por karriera e saj është vetëm në ngritje dhe interesi i meshkujve po ashtu.
Salma Hayek, Kylie Minogue dhe Kim Kardashian i përkasin gjithashtu kategorisë nën 160 cm, por janë të adhuruara në mbarë botën si ikona të bukurisë.