“Bularat”, SHISH identifikoi nxitësit e urrejtjes antishqiptare

DITA Online

Shërbimi Informativ Shtetëror njoftoi Policinë e Shtetit se do të kishte shfaqje antishqiptare nga ekstremistët grekë gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kaçifa. Për atë situatë, SHISH kishte evidentuar se cilët ishin drejtuesit dhe se cilët persona nuk duhet të hynin në territorin shqiptar mëngjesin e 8 nëntorit.

Ndërsa policia shqiptare kërkoi ndihmën e homologëve të saj grekë, për të identifikuar disa ekstremistë të shtetit fqinj, të cilët ishin pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit.

52 grekë u shpallën të padëshirueshëm, por pritet që kjo shifër të rritet edhe më shumë. Si provë materiale janë siguruar pamjet filmike të publikuara nga mediat, nga vetë agjentët e Antiterrorit si edhe nga punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror në terren.

Edhe pse më herët SHISH kishte skeduar disa nga anëtarët e “Agimit të Artë” si edhe të “Rinjtë e Vorio-Epirit” që do të merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të Kaçifas, përsëri policia shqiptare konkretisht ajo e kufirit nuk mundi t’i pengojë të hynin në territorin tonë.

Të shpallurit “non grata” erdhën në mënyrë të organizuar në Shqipëri nga Athina, Livadhjaja, Patra dhe Igumenica, por disa prej tyre arritën të kalojnë edhe nëpërmjet kufirit të gjelbër edhe pse urdhri ishte të mos lejoheshin të hynin në pikat e kalimit kufitar.

Ky është numri më i lartë i shtetasve të huaj të shpallur persona “non grata” në Republikën e Shqipërisë. Për 11 u regjistrua procedim penal dhe hetim në gjendje të lirë për kalim të paligjshëm kufiri, nxitje të urrejtjes e grindjes dhe shpërndarje të parullave që synojnë cenimin e tërësisë territoriale të Shqipërisë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Babis Karathano dhe Anestis Kacis janë dy ekstremistët grekë ndër më kryesorët që organizuan ceremoninë mortore të Kostandinos Kacifa, e më pas hodhën parulla fyese kundër vendit tonë.

 

v.l/ Dita

Share This Article
11 Comments
  • Ma kini ne vemendje dhe Panajo Barken.
    Zeri i tij dallohet qarte kur i bashkohet korrit te klitmave per ” Vorio Epirin”

    Korespodentet e ” Report TV” disponojne te regjistruar zerin e ketij aktivisti te tezave te ” Vorio Epirit”.

    Nqs kjo nuk mjafton shikoni aktivitetin e tij antikombetar si mesues i gjuhes greke ne universitetin ” Eqerem Çabej ” te Gjirokastres.

    Duke perdorur katedrat e ketij universiteti dhe te drejtat e minoritetit per arsim ne gjuhen kombetare, ky individ ne faqen zyrtatre te ketij universiteti ka publikuar nje dokumentar me tematike te qarte iredentiste ku teritore te lashta te banuar prej eporotesh , paraqiten si teritore te banuar nga greke.

  • Po o amerikan vellai,keta funderrinat e greqise qe erdhen si yzmeqar ne trojet tona jane pare e trajtuar me mire se ne populli autokton edhe ne kohen e enver hoxhes.Shumica jane njerez te urte e te mirsjellje po nuk i lene te qete keta spiunet e sherbimeve sekrete dhe ekstremistet.Mua diku nga fund vitet 90 nje prej ketyre minoritareve ish shofer taksie me fliste zi e ma zi per greket si i kishin pritur perdhunuar femrat,marre florinj ne ambasaden e konsullaten greke.etj etj etj

    • Une kam njohur shume minoritare. Shume. Edhe pse sot kane ngelur nj grusht pleq e plakash dhe shume pak te rinje per shkak te emigracionit, mendoj dhe kete e them shume sinqerisht se ne pergjothesi jane njerez te mire dhe punetore.
      Ajo qe i ka ngateruar punet pas viteve 90 ka qene renia e kishes ortodokse shqiptare ne duar klerikesh ngatrestare dhe me mendesi anakronike. Nepermjet ketij institucioni te kultit, partite kryesisht te djathta ne Greqi me pikpamje iredentiste kane tashme 28 vjet qe manipulojne qytetaret e ketij komuniteti me doktrinen iredentiste te ” vorio epirit”
      Kjo politike e zbatuar ne teren kryesisht nepermjet ndikimit fetar dhe organizatave si ” Omonia” dhe PBDNJ, te cilat ne vend qe te ishin mbrojtese te te drejtave te ketij komuniteti, ( te drejta te cilat nuk i kane munguar kurre, madje as ne kohen e Enver Hoxhes) jane kthyer kundrejt pagesave dhe perfitimeve personale te krereve te tyre ne organizata dhe parti me rrezik Kombetar per interesat e shtetit shqiptar. PBDNJ ishte tjeter me Melon.
      Viktime e ketij indokrinimi dhe manipulimi kane rene edhe nje pjese e minoritareve , indokrinim i cili kulmoi ne rastim e terroristit Kacifas.
      Une nuk mendoj se politikat iredentiste dhe teza e ” vorio epirt” jane politika dhe teza te cilat lidhen vetem me qarqe te caktuar ekstremiste sic shprehen disa ” analiste” perkundrazi keta jane politika dhe teza te perkrahura nga qeverite e meparshme greke.
      Vetem nen qeverisjen e Cipras kemi nje tkurje dhe zbehje te ketyre politikave por mesa duket nga rasti i Bularatit edhe ” Siriza” partia ne pushtet nuk po i ben dot balle presionit te ekstremisteve te djathte.
      Per 28 vite me radhe mjafton qe nje shtetas shqiptar te gjente nje certifikate familjare ku nje stergjysh apo stergjyshe e tij te kishte kombesi greke dhe automatikisht behej nenshtetas grek. Te njejtin qendrim kane mbajtur dhe ne raport me vllehet te cilet edhe pse nuk jane greke jane paisur ke pashaporta.
      Jane ndihmuar biznese dhe jane blere prona te shqiptareve per ti mbajtur ” minoritaret” e shtuar fiktivisht ne te ashtuquajturen vije te vorio eporit. Kane aritur deri aty sa te blejne shtepi te vjetra gjirkastrite 300 vjecare per te thene pas 50 apo 100 vjetesh se ne ato shtepi kane jetuar ” greke” dhe jo gjirokastrite.
      Te gjitha keto deri me tani jane bere hapur dhe fshehur me servilizmin, perulesine dhe sharlatanizmin e qeverive shqiptare te majta e te djathta te gjithe ketyre viteve.
      Tashme jemi ne situata dhe kohe tjeter.
      Shqiptatet duan dinjtet.
      Shqiptaret nuk mund te lejojne me qe te perbuzen dhe te trajtohen si skllever qe i mban me buke greku. Shqiptaret kane punuar me mund dhe djerse per te bere pasuri ne shtetin fqinj. Shqiptaret disponojne pasuri dhe llogari bankare ne Greqi te cilat nqs brenda nje dite do terhiqeshin prej tyre do e conin sistemin bankar ne Greqi ne kolaps.
      Ne nuk duhet ta shohim marredhenien midis dy shteteve ne mungese reciproriteti. Duhet te jemi te hapur per bashkepunim por edhe te kursyer kur cenohet integriteti i vendit, qofte dhe me kushtin e nje vetoje greke per integrim. Si te pabarabarte edhe pse jemi popull me i vogel dhe me gjithe hallet tona per shkak te politilaneve te shitur dhe hajdute qe na kane drejtuat deri me sot. Shqiperia eshte nje vend i pasur. Nje vend qe mund te jetoje ne mireqenie nqs do kemi udheheqes patriote dhe te ndershem dhe ku inatet dhe perfitimet politike nuk duhet te prevalojne mbi interesin kombetar. I provuam tashme te gjithe. Une mendoj se ka ardhur koha per nje rotacion thelbesor politik. Kur them thelbesor kam parasysh perjashtimin e kesaj klase politike aktuale te majte e te djathte. Rotacioni politik brenda te njejtes klase nuk eshte zgjidhje. Perkundrazi.
      Te kthehemi te tema elemente si Barka nuk perfaqesojne minoritetin. Minoriteti nuk ishte dhe nuk eshte as arkemorti i Bularatit.
      Jam i sigurt qe minoritaret nuk duan armiqesi me shqiptaret. Por sic thote populli nuk ka pyll pa dera. Nje derr i tille eshte dhe Barka.
      Ndjes per gabimet se shkruaj nga cel.

  • Mos harroni te shenoni edhe Vangjel Dulen ,kryetarin e Bashkis se Dropullit si edhe fetare fanatik te kishes Greke.

  • E mbani mend ate kengen:
    Shi shi babali- (ose babale, versioni i fundit)
    Vajti plaka ne mulli
    Mulli nuk gjeti,
    gjeti kaposh deti
    Kaposh deti ngordi
    Plaka.., pordhi
    ky eshte shishi jone

  • Si Greqija ashtu dhe Serbija minoritetet e vete ne jug te Shqiperise dhe ne Kosove i mbajne ekskluzivishte per ti instrumentalizuar me qellime hegjemoniste dhe grabitje te tokave shqiptare , te zgjerimit te teritorit te shteteve te tyre kuptohet , ne dem te trojeve shqiptare
    Edhe Greqija edhe Serbija Kishat e tyre Ortodokse greke ose serbe i kane perdorur dhe i perdorin ekskluzivishte per qelime te indoktrinimit dhe manipulimit te besimrareve te tyre si psh . se Verio Epiri na paska qene gjoja teritor Grek ose , Kosova na qenka Serbi ku , pa fije turpi po se po por , edhe me mision te caktuar e kryeneqesi heghemonije dhe gllabrimi te trojeve shqiptare rolin kyq kishin luajtur Kishat Ortodokse te dy shteteve antishqiptare, Amerikani ..!
    Por , ndihmesen me te madhe dhe , ere ne shpinen e grekeve dhe serbeve te degjeneruar ua dhane nji grusht politikanesh te shitur shqiptar ne Shqiperi dhe Kosove te cileve ,sipas gjitha gjasave po u vie fundi sepse , dikush ne Amerike ua kuptoi qellimin reaksionar dhe antishqiptar te tyre , dikush ne Amerike ua lexoi projektin dhe gjeti menyren qe thjeshte ti shkaterroje . Rezulltatet e para ( sado simbolike qe jane ) kane nise te shifen kurse , ne ditet dhe muajt ne vijim ato do te jene akoma me shume te theksuara . Shteti helen si shpeton dot kollapsit kurse Serbija ,pase zgjedhjeve te Majit te 2019 ne BE nuk do te kete ate fate ti vjelle miljarda €-t nga BE sikur veproi aleatje e saje Greqija andaj , edhe Serbine e prete nji kollaps i paevituedhem
    Sigurishte se ne shqiptaret nuk ba gezon ky fakt por ,Greqija dhe Serbija kete kerkuan dhe po ti kishin shpenzuar energjite e tyre ne mireqenjen e popujve te tyre dhe zhvillimin ekonomik as Serbija as Greqija nuk do te vinin ne situata bankroti
    Problemi i natalitetit te ulet dhe mortalitetin te larte ne Greqi dhe Serbi eshte problemi tjeter demografik i cili pershpejton kolapsom shtetror te Greqise dhe Serbise dhe ,ky problem i madh do te fillon te veproje pase 20-30 vitesh dhe si per ironi,qe te dy shtetet duke instrumentalizuar minoritetet e tyre ne Shqiperi dhe Kosove dhe duke keqeperdorur Kishat e tyre Ortodokse , ushtruan mbi popullin shqiptar teror e gjenocid shtetror per shume dekada por , edhe Greqija edhe Serbija thjeshte demtuan po aqe vendeve tyre kurse , nd shqiptaret po svim perpara sepse,me nji qmim jo te vogel perballuam terorin shtetror grek dhe serb , edhepse me nga nji grusht renegatesh dhe sherbetoresh nga radhet tona , ne dolem me te forte

  • Do ishte mire qe shqiptaret e grekise paret e tyre t’i dergojne ne Shqiperi se nuk i dihet politikes greke…neser mundet me dhane prape nje urdher si per çamet e me konfiskuar paret e pronat e shqiptareve te grecise ,me justifikim ´armiqté .
    E kane hadet te vjeter…

  • Per cfare SHISH, apo shisheje e keni fjalen?
    E ku kishte nevoj per SHISH ne ate vend? Ata qe moren persiper ate mision e kryen me sukses dhe pa ju dridhur fare qerpiku , jo per SHISH, e per butile po ata nuk pordhen fare per shtetin shqiptar! Ata nuk eshte se kete pune e kryen skutave nga frika e “Shishes”, ata dolen hapur diten per diell dhe sfiduan shqiptaret! E ku kishte nevoj per shishe aty? Nuk keni faj ju, shteti eshte ne autobuz!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *