Bularati-gostia e ekstremistëve grekë e shqiptarë!

Ornela

Absolutisht e vërtetë,
që një ekstremist u vra,
por e shikoni dhe vetë,
se si qimja u bë tra!

E dimë që historikisht,
grekërit janë antishqiptarë,
mendo ç’mund të bëjnë tani,
kur në mes ka një të vrarë!

Gjithandej lajmet e rreme,
nëpër vite na kanë lodhur,
fjalët bëhen thashetheme,
thuhen gjëra që s’kanë ndodhur!

Nëse s’do kish dalë me armë,
greku s’do të vritej kurrë,
dhe s’do mbarsej opinioni,
se dha jetën për flamur!

Ku u vra e si u vra,
grekë dhe shqiptarë e panë,
po neo-fashistët grekë,
këto ditë po bëjnë hatanë!

Po them keq edhe më keq,
gjithë kjo histori u pleks,
për veprat më të këqija,
grekët e kanë një pretekst!

Po ka edhe grekë normalë,
siç ka pasur gjithë jetën,
si ish ministri Pangallos,
që tha açik të vërtetën!

Po këtej Berisha ynë,
shok i baltës dhe qymyrit,
e gradoi ekstremistin:
“Heroi i Vorio Epirit!”

Për fatin tonë të pjerdhur,
gjithë llumnajë e Shqipërisë,
në këto kohë delikate,
po i bëhen krahë Greqisë!

Nuk më gëzon asnjë vdekje,
fiks në lulen e rinisë,
po realisht është fatziu,
një hero i marrëzisë!

Heroi i minoritetit,
shkroi përsëri Saliu,
ky krye-antishqiptar,
kafsha me fytyrë njeriu!

Thamë plot antishqiptarë,
ka Atdheu në Tiranë,
që i motivojnë fashistët,
të djegin flamujtë tanë!

Ajo vrasje e detyruar,
na preku në të vërtetë,
dhe të dy vendet i ktheu,
prapë në vitet dyzetë!

Me Greqinë po bisedohej,
ishin gjetur mirëkuptime,
po kjo ngjarje e papritur,
do të sjellë sërish bllokime!

Ne çdo gjë e pamë me sy,
e dimë mirë se kush gënjen,
vdekja e atij fatziut,
ekstremistëve u shërben!

Pse ashtu e pse kështu,
nuk është kohë për fantazira,
po për ditët që do vijnë,
s’parandjej gjëra të mira!

A.DUKA

Share This Article
6 Comments
  • shkruan Duka vjershe sot :
    “Me Greqine po bisedohej,
    ishin gjetur mirkuptime…”

    nje nga populli po i thot :
    “Bushatin ne Krete greket e vune,
    te kerceje vallet e tyre si majmun,
    pakti detar per popull mbahet sekret,
    se eshte ne favor te grekeve komplet”

  • BEJTEXHIU KA RENE NE DELIR ENVERIST VRASTAR
    I KA HAPUR LUFTE GREKUT SI PATRIOT SHQYPTAR
    PO NUK DI BEJTEXHI MAVRIA SI KAPTER I USHTRISE
    SE LUFTA NUK BEHET ME URDHER TE PARTISE?

  • Jo vetem kryemercenari me te “tijet” por edhe megafonet e çorbes media pordhatike qe edhe gurin e drurin acarojne!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *