Bulevardi përballë Kryeministrisë hesht në 5 vjetorin e masakrës së katër protestuesve, nga ai që shkatërroi Shqipërinë, nga ai që shiti detin, nga ai që ndoqi politikën e tokës së djegur, në pyje dhe lumenj, në ndërtimet pa kriter, nga ai që zhyti bujqësinë në mjerim, nga ai që shkatërroi ushtrinë dhe dogji në flakë, nga ai që hapi kursin e plepave për prokurorë e gjykatës, duke kthyer drejtësinë shqiptare në ushtar besnik të fabrikimit dhe tjetërsimit të krimeve të tij, një organizatë kriminale të pandëshkueshme. Është ai që doli në mbrojtje të forcave më të errëta, të llumit antishqiptar të këtij vendi. Ai vrau, pushkatoi shpresën për demokraci të shqiptarëve. Aty ku flisnim për demokraci, sot ky shesh ka heshtur. Nga asgjëja ai vend është kthyer në djep të pionierëve të 21 Janarit. Katër pllakat e bronzit sot janë kthyer në lodër në duart e politikanëve.
