Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë me shpërthim të kontrolluar një objekt të përbërë nga tri kulla, thuhet në njoftim për mediat nga IKMT.
Në njoftimin për mediat pasditen e së martës thuhet se “Lartësia e objektit mendohet të jetë rreth 30 metra. Specialistët e IKMT me mbështetjen e xhenierëve nga Ministria e Mbrojtjes, janë duke kryer proçedurat e fundit para shpërthimit që mendohet të kryhet ditën e enjte.
Në trupin e objektit, i cili do të shembet në kuadër të projektit të bulevardit të ri të Tiranës, do të hapen 120 vrima ku pritet të vendosen 10 kilogramë lëndë shpërthyese C4”

Jam banor i Tiranes, por nuk e kam idene se ku jane keta 3 objekte…….