SMS në DITA
Në 0689073730
Zoti Rroshi. Qytetarët e Kavajës, mbas 23 vjetësh u bënë me një treg që është më moderni dhe më i bukuri në Shqipëri. Është e papranueshme që tregtarët ambulantë të zaptojnë deri në 10 metra trotuar duke e kthyer në një minimarket pa qera biznesin e tyre të paligjshëm. Një tregtar vjen çdo ditë nga Tirana, shtron 20 kuti bananesh ngjitur me tregun e ri dhe askush nuk i kërkon llogari për konkurrencën e pandershme. Edhe përballë ish-spitalit po e njëjta pamje. Bulevardi numër 2 është kthyer në një Kandahar në gjithë shtrirjen e tij deri te Stadiumi i qytetit. Merrni masa i dashur kryetar për të mirën e Kavajës dhe qytetarëve të saj. Respekte gazetës Dita!