Në lojën e pokerit quhet “all-in”. Është lëvizja e fundit, ajo më e rrezikshmja. Vendos të gjitha fishat që ke në fushë. O dyfishon paratë, ose humb gjithçka. Pa kthim mbrapa, të dali ku të dali. Sot pasdite, Beppe Grillo, lideri i “Lëvizjes 5 Yje” (Movimento 5 Stelle), luajti një “all-in” politik. Në një takim që zgjati vetëm pak minuta me Matteo Renzin (kryeministëri i ardhshëm, në pritje të betimit përpara Presidentit të Republikës dhe votëbesimit nga dy dhomat e Parlamentit), tregoi anën e vet më të egër.
“Bulkthi” u acarua, bërtiti, akuzoi. Etiketoi Renzin si një “përfaqësues i një pushteti të kalbur“, si një “vegël në duart e të pasurve“, si “gjithçka që unë përpiqem të luftoj“. Dukej veçanërisht i nervozuar sepse, sikur të kishte qënë për të, nuk do kishte pranuar ftesën e (pothuajse) kryeministrit për bisedime. Por ja që populli i internetit, aktivistët e blogut të tij, nëpërmjet një sondazhi on-line e detyruan të shkonte.
Ndërkohë që dëgjoja dhunën verbale të Grillos, gjithçka mu duk më e qartë. U qartësua në plan të parë strategjia e tij politike. Pasi shkurtin e kaluar fitoi në zgjedhjet politike 8.5 milionë vota (26%) dhe pasi përgjysmoi këtë thesar konsensusi në zgjedhjet lokale të qershorit (mesatarisht 13% në çdo bashki), “bulkthi” nxori një përfundim. O “Lëvizja 5 Yje” arrin të ketë shumicën në Parlament për të qeverisur e vetme Italinë, dhe për të realizuar pa pengesa programin e vet, ose do venitet përfundimisht, si një flakë kashte. Asnjë kompromis politik nuk është i pranueshëm, asnjë parti nuk është e denjë për tu ulur në të njëjtën tryezë me Lëvizjen, të gjithë deputetët dhe senatorët (përveç “yjeve” të Grillos, kuptohet) janë së paku hajduta.
“Nëse na votuat që të qeverisnim me këta, atëhere keni gabuar votën, po jua kthej mbrapa“, deklaronte Grillo; “bajgat duhen hequr me lopatë dhe jo me lugë argjendi” i bënte eko Di Battista, “ylli” që po shkëlqen më fort në universin e Lëvizjes.
Mendoj se Italia është në vështirësi të thellë ekonomike, sociale dhe politike jo për faj të Grillos dhe që përgjegjësitë duhet të bien mbi shpatullat e atyre që tani na hiqen si të interesuar për fatin e vendit (si përshembull Berlusconi). Por ama fuqia elektorale e 8,5 milionë votuesve të Lëvizjes sa vjen dhe shteron. Të gjithë ata që besuan se Grillo, Casaleggio (mendja politike në prapaskenë), djemtë dhe vajzat e reja që do hynin në Parlament do sillnin sadopak ndryshim, sot u zhgënjyen përfundimisht. O në zgjedhjet e ardhshme “bulkthi” fiton shumicën e mandateve parlamentare, ose ndryshe prezenca e Lëvizjes në sallat e ligjvënësve është e kotë. O gjithçka, o asgjë: në këtë lojë nuk ka më kompromise.
* PhD – “E Drejta Kushtetuese Italiane dhe Europiane” – Verona, Itali.
Me mire kesaj radhe, por mund te kishe thene dy fjale edhe per tendenzat estremiste te ketij movimenti kundrejt emigranteve: nuk duan emigrante ne Itali !
Ndersa per Giuseppe Grillon, mbase nuk e di, po kur ai flet per “hajdute” eshte ai i pari qe ka vjedhur nga rimbursimet elektorale, duke i investuar ato ne Costa Rica, ne emer te gruas qe eshte me origjine iraniane, dhe shoferit te tij.
Shoferi i Gruillos eshte nje i kerkuar nga drejtesia Costaricane per borxhe te pa shlyera ndaj bankave te vendit dhe trafik droge ne bashkepunim me nje tjeter.
Ndersa per deputetin e 5 yjeve Alessandro Di Battista-n mund te tregoje (mbase nuk e di) qe ne deklarimin e te ardhurave ne 2005-n kur nuk ishte askushi, te ardhurat e nje viti ishin per te vetem 3233 euro !!!
Nje shifer e tille nuk eshte e detyruar te deklarohet (ligji eshte i detyrueshen per te ardhura mbi dyfishin e pageses sociale afersisht 9000 euro). Ata qe e bejne kane vetem qellimin e rimbursimit te shpenzimeve qe ligji i njeh deri ne 19% te tyre.
Me fjale te tjera e bejne vetem mashtruesit, sepse me 3233 euro te ardhura ne vit mund te jetosh vetem dy-tre muaj ne Itali.
Buon lavoro.
Po nderhyj me nje korrigjim me teper pedantik e per bashke-lexuesin, (se sa per autorin per te cilin jam i qarte se e di mire kete). Ka disa tipe Pokeri, si koncept kjo eshte e njejte; All-In, te gjitha “chips” brenda. Jo thjesht dyfishon por “fut ne loje gjithcka ke” (sic dhe autori ka then me pas) . All-in, behet ne roundin e pare te lojes kur ke Shumen e kerkuar te marresh pjese, ne mes a ne fund te saj. Nga nje pozicion force kur ke 2-3-4x me shume chips se kundershtari, a ne pozicion dobesie, kur ke shume me pak. Ndodh qe ke besim ne doren tende (karta te mira) ose asgje me shprese tek bllofi per te trembur oponentin. All-in mund te jete final (ti le tavolinen ne humbje/ a forcon tjetrin te cohet) apo i pjesshem, sepse tjetri ka majft kredit nga pas…e “all-ini” juaj vec i heq nje “kafshate” Ne kontekts all-in, eshte nje presion ekstrem, ne Angl ka dhe “do or die” (insisto deri ne fund) ti be c’te duash, une rrezikoj gjithshka. Falenderoj z. Xhanari per kete analize te qarte, e besoj se e meriton “titullin” “Njeriu Yne ne Itali,” 🙂 po ashtu znj. Gushi per shpjegimet plotesuese me vlere.
Ne keto artikuj/ poste njeriu kupton qe z. Grillo nuk eshte dhe aq altruist e i ndershem, sa paraqitet dhe “demagogjia e lire” eshte e rrezikshme per te gjithe. Si dhe, “forca/numrat korruptojne” pasi ne nje kohe a nje tjeter, do keq-perdorohen. Nje shkak madhor qe bota e nderon Mandelen, ish-marksist, afer akteve terroriste etj, jo thjeshte per “burgun” por se dha dore-heqje ne kulmin e popullaritetit.
—
Ne pjesen e botes qe s’ndikohet aq, e s’pasqyron sa duhet Italine per arsye se “rralle ka gje te re” dhe koncepti (a keq-koncepti) ka zene rrenje tashme, “kjo eshte Italia”. Grillo, per cudi pati nje pasqyrim, jashte proporcionit. Disa e raportuan si cudi, disa fakt ekstrem e disa kaluan ne ‘’panik’’ duke dale me ca terma e analiza jo aq te matura. A eshte Grillo “post-politika”, a mundet kushtdo ti drejtohet tifozeve te beje nje Parti e te rrezoje Rendin Politik qe njohim? Gjuha vete aty ky dhemb, ne Britani cdo politikan do ja kete zili Edi Rames qe mbledh aq shume vete ne shesh (kjo s’dodh kurre ketu) e Tories po i iken baza mbeshtetese (shumica moshe e mesme/vjeter/ te tjeret preferojne ekstremet) ndersa Laburistet [me mireqenien, ekstremizmin e Sindikatave, sot kur ideologjia e shtresat e popullsise jane te paqarta (p.sh. ku ta fusesh nje hidraulik e sukseshem qe merr £50.000 ne vit, pra me shume se nje Mjek i ri? ) ] nuk po gjejne tabanin e tyre, se Toni i la ‘’ne mes’’ (thuaj ne ajer, me dicka qe nuk dha rezultate e perfundoi shume keq!) e baza e pre-90-tes nuk u beson me. Grillo u konsideruar si “fenomen frikesues.” A mund te ndodhe ne cdo vend te botes? Kokat me te Kthjelleta dhane nje konkluzion te qarte, se te linde nje Grillo qe organizon protesta ekstreme me profanite te tipit “F*uk off days” duhet te jete nje Klloun dhe me ekstrem ne anen tjeter (Berlusconi) i cili i ka ster-lodhur njerezit qe kane humbur shpresen. Personalish besoj se rendi “post-politik” kurre s’do arrihet, nga vete natyra e “shoqerizimi” njeriu eshte “kafshe politike”, sado ti humbe besimi e te ‘corganizohet, ka nje nevoje te brendshme (dhe esenciale) ndaj rregullit-ne-bashkesi.
Disa bene paralele me Governor Dean (Dr. Howard Dean, 6x Guvernator e nje nga kandidatet per president, Demokrat/ SHBA) i cili duke ju larguar donatoreve te medhenj filloi te mbledhe ‘’monedha dhurimi’’ nga publiku. Nuk ishin shume (konsideruar me te tjeret) por dhe jo pak, e mjaft te krijonin nje rruge te re. ‘’Direkten’’ ne fonde e mbeshtetje e perdori dhe Obama, nga teknologjia e re, per te rritur bazen mbeshtetese. Per kete Grillo ka vlere. Sa dhe si ndikon ai, me mire ja leme “specialisteve” me kete kuptoj ato qe jetojne, studiojne dhe ndjekin politiken Italiane nga brenda, te fushes politike (specialiste te mirefillte ne profesion) apo nga Shqiperia ne menyre te vazhdueshme. Dhe nje here ju falenderoj.
Një shkrim që përdor bixhozin për të shpjeguar idenë. Natyrisht, mund të kuptohet diçka, por autori duhet të dijë se shumica e shqiptarëve nuk janë bixhozçinj, ndoshta mund të jenë jo pak prej tyre gërvishtës e shpresëtarë të lotos, por kjo nuk i ndihmon të kuptojnë shkrimin (autorin). Këtë autor e kam lexuar edhe herë të tjera e më është dukur si një, që ka gjëra për të thënë, por, për të mbetur i kuptueshëm nga një masë e përfillshme do ishte mirë të mos kalohet masa e pikave të referimit. Sidoqoftë, Bepeja (e kam thënë edhe në kohën kur u shfaq si befasi e pataksi dynjanë) është një flakë kashte aksidentale, që në një moment mjegullash u duk si diçka që ndrinte jo për shkak të burimit të fuqishëm të dritës që përfaqësonte, por për shkak të errësirës totale kur shkrepi xixat jetëshkurtra.
ANALIZE : Nuk jam fare dakort me kete shkrim. Bepe Grillo eshte i vetmi politikan qe ka mbaktur fjalen per ato cfare ka thene : Deputetet e 5 yjave marrin paga deri ne 3 000 euro ne nje kohe qe te tjeret e kane mbi 15 000 euro.
Grillo pa hyre ne Parlament deklaronte se nuk do merrte pjese me ministra ne asnje qeveri dhe e mbajti fjalen. Ato kane votu ato ligje qe ju jane dukur te pershtatshem. Deputetet e 5 yjeve jane njerez normale si populli e nuk jane te perpunuar neper laboratoret e estetikes. Nuk kane lidhje me mafiet. Etj etj.
Di Batista eshte nje nder deputetet me oratorine me te forte ne Parl. Italian. Asnje nuk ka forcen morale dhe intelektuale per te ju kundervene. Edhe ne lidhje me emigrantet kane ndryshu qendrim pas nje votimi te brendshem ne internet.