Bulku: Vetëm 190 ditë kanë mbetur, shqiptarët do rrëzojnë murin e bllokimit

redaktor

Vetëm 190 ditë kanë mbetur dhe shqiptarët do e rrëzojnë murin e bllokimit. Me këtë deklaratë të fortë ka ardhur Partia Demoktratike përmes deputetes Rajmonda Bulku.

Në një konferencë për media Bulku fajësoi Partinë Socialiste dhe lidershipin e saj Edi Rama për mbajtjen peng të tre ligjeve, cfarë sipas saj solli dhe humbjen e statusit kandidat për të tretën herë radhazi.

“Bashkimi Europian ka treguar që e mbështet integrimin e Shqipërisë.Rama nuk pranoi miratimin e tre ligjeve dhe bllokoi statusin për të tretën herë radhazi.Sa herë që Rama pëson humbje personale, hakmerret me qytetarët dukebllokuar statusin”tha ajo.
Ndërkaq deputetja demokrate u shpreh se qytetarët nuk do i’a falin Ramës dhe do e rrëzojnë murin e bllokimit.

“Më 23 qershor Rama do të paguajë faturën më të rëndë për bllokimine statusit të vendit” përfundoi ajo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *