13 milionë euro dëmshpërblime për familjet e 45 viktimave të aksidentit me autobus, nëse hetimet do nxjerrin që shkaku ishte gjendja e rrugës

redaktor

 

Bullgaria mund të paguajë një dëmshpërblim për të afërmit e 45 viktimave të aksidentit tragjik që ka ndodhur në autostradën e Strumës.

Mediat vendase shkruajnë se Bullgaria do të paguajë 13 milionë euro për familjarët e viktimave të aksidentit, nëse në fund të hetimeve rezulton se kushtet e rrugës janë shkaku i vdekjes së 45 personave.

Shumica e viktimave, mes të cilëve 12 fëmijë ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Shkrimet në mediat bullgare

Sipas ligjeve të BE, Bullgaria do të duhet të paguajë nga 100.000 deri në 125.000 euro për secilin prej prindërve të të aksidentuarve.

Fëmijët e rritur pa prindër mund të marrin deri në 100.000 euro për një prind të humbur, dhe për një vëlla, motër, gjyshe ose gjysh të vdekur shuma është rreth 25.000 mijë euro.

Sipas informacioneve fillestare, disa firma të mëdha ligjore bullgare kanë ofruar tashmë ndihmë për qeverinë maqedonase në mbrojtjen e interesave të të afërmve përpara një gjykate bullgare.

i.b. / dita

 

Share This Article
2 Comments
    • ne fakt mu kujtuan familjaret e viktimave te Otrantos

      qe iken te lemerisur nga sulmet e saliut te foltore-nevojtores

      qe edhe pse ishte faji i Marines Italiane

      ato u paguan nen nivelin e qeneve te rruges

      nuk eshte pune parash ( euro-dollare)

      por ceshtje dinjiteti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *